Kthehu lart

Luftënxitësit dhe paqebërësit në OKB

Luftënxitësit dhe paqebërësit në OKB Autori: NYT GazetaExpress

​Nëse Amerika tërhiqet nga marrëveshja, do të zemërojë fuqitë e tjera kryesore që janë pjesë e marrëveshjes – Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina – dhe do t'i japin Iranit një justifikim për të rifilluar një program bërthamor të plotë. Pse zoti Trump do të rrezikonte nga momenti kur programi i Koresë së Veriut është një shqetësim i përhershëm, është një mister.

Kombet e Bashkuara nuk janë vendi që dikush do të priste kërcënime lufte. Megjithatë, kjo është ajo që Presidenti Trump bëri në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme.Performanca e z. Trump ka pasur ngjashmëri me atë të 2002 të presidentit Xhorxh W. Bush mbi “boshtit e së keqës” të Iranit, Koresë së Veriut dhe Irakut. Këtë herë, Iraku u kursye pasi u zhduk nga lista e armiqve të zotit Trump. Irani erdhi si “i pamatur”, i egër dhe jo i besueshëm pavarësisht nga një marrëveshje e epokës së Obamës për të ndalur programin e armëve bërthamore të Iranit. Koreja e Veriut ishte edhe më qartë në axhendën e presidentit.

Ai paralajmëroi se do të “shkatërronte tërësisht Korenë e Veriut” për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dhe ai përsëri e krahasoi udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, si “Rocket Man”. Ai tha se Kim ishte në një “mision vetvrasës për të dhe për regjimin e tij”.

Në gjithë këtë tërbim, përpara një trupi botëror, qëllimi kryesor i të cilit është zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve, nuk kishte pothuajse asnjë iluzion kompromisi apo interesi në negociata. Kjo është një kontrast i theksuar ndaj qasjes së Presidentit Barak Obama për shumë nga të njëjtat probleme në të njëjtën mjedis në vitin 2009. Zoti Obama paralajmëroi Asamblenë e Përgjithshme se “Koreja e Veriut dhe Irani kërcënojnë të na zbresin në këtë pikë të rrezikshme” dhe duhet të “mbahen përgjegjës” nëse “vënë ndjekjen e pasurimit me armë bërthamore përpara stabilitetit rajonal”.
Por ai gjithashtu tha se ai respektonte “të drejtat e tyre si anëtarë të bashkësisë së kombeve” dhe se ishte “i përkushtuar ndaj diplomacisë që hap një rrugë për një prosperitet më të madh dhe një paqe më të sigurt për të dy kombet nëse ata i përmbushin detyrimet e tyre”.

Ashtu si zoti Obama, presidentë të tjerë e kanë përdorur këtë mjedis për të folur ashpër ndaj kundërshtarëve dhe për të nxitur trupin botëror që të bëjë më shumë për t’u përballur me sfidat ndërkombëtare. Toni dhe fokusi i errët i z. Trump dukej si një devijim i rëndësishëm, jo më pak nga qasja e tij e palodhur mbi Korenë e Veriut. “Askush,” tha ai, “nuk ka treguar më shumë përbuzje për kombet e tjera dhe për mirëqenien e popullit të vet sesa regjimi i degraduar i Koresë së Veriut”.

Irani ishte pak më mirë në vlerësimin e z. Trump. “Ka kaluar shumë kohë nga momenti kur kombet e botës duhet të përballen me një regjim tjetër të pamatur, një që flet hapur për vrasje masive, duke premtuar vdekjen e Amerikës, shkatërrimin e Izraelit dhe të shumë udhëheqësve dhe kombeve në këtë dhomë”, tha ai për qeverinë shiite në Teheran.

Ai e quajti marrëveshjen bërthamore të Iranit të 2015-së “një nga transaksionet më të këqija dhe më të njëanshme që Shtetet e Bashkuara kanë kryer ndonjëherë” dhe dha një sinjal të qartë se ai do të të tërhiqet prej saj, pavarësisht nga provat e forta se Irani është në përputhje me kushtet.

Sipas ligjit, Trump pritet të certifikojë në Kongres muajin e ardhshëm se Irani është ende në përputhje me marrëveshjen dhe komentet e së martës ishin shenja më e fortë se ai nuk do të detyrojë Kongresin që të merret me çështjen e diskutueshme politike në fjalë.

Nëse Amerika tërhiqet nga marrëveshja, do të zemërojë fuqitë e tjera kryesore që janë pjesë e marrëveshjes – Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina – dhe do t'i japin Iranit një justifikim për të rifilluar një program bërthamor të plotë. Pse zoti Trump do të rrezikonte nga momenti kur programi i Koresë së Veriut është një shqetësim i përhershëm, është një mister.

Komentet shumë të mira të z. Trump për Kombet e Bashkuara ishin inkurajuese, duke  konsideruar se ai dikur e quantë atë si të padobishëm dhe që nuk kishte vend në vizionin e tij “Amerika e parë”.

Por referencat e tij ndaj trupit të pranishëm si një koleksion i kombeve sovrane duket se ishin të qëllimshme për bazën e tij, shumica e të cilëve e përshëndetën nacionalizmin e z. Trump dhe shumë prej të cilëve dyshojnë se Kombet e Bashkuara janë të vendosur të krijojnë një qeveri botërore.

Ndërsa zoti Trump vlerësoi trupin botëror për punën e tij me refugjatët dhe shëndetin dhe lavdëroi sekretarin e përgjithshëm, António Guterres, për përpjekjet e tij për të reformuar institucionin, ai u ankua se Shtetet e Bashkuara, që përballon 22% të buxhetit, paguan “një pjesë të padrejtë të barrës”.

Zoti Obama nuk ishte i verbër ndaj dobësive të Kombeve të Bashkuara, duke vënë në dukje se “ky trup është bërë shpesh një forum për mbjelljen e mosmarrëveshjeve në vend të krijimit të një baze të përbashkët; një vend për të luajtur me politikat dhe duke shfrytëzuar ankesat sesa zgjidhjen e problemeve”. Ai u tha anëtarëve se “përgjegjësia dhe lidershipi në shekullin e 21 kërkojnë më shumë përpjekje”.

Por ai ishte gjithashtu më i përkushtuar ndaj multilaterizmit në përgjithësi, duke vënë në dukje se pas viteve të Xhorxh W. Bush në presidencë, administrata e tij kishte “ri-angazhuar Kombet e Bashkuara. Ne i kemi paguar faturat tona.”

Sa i përket qëndrimit presidencial, kishte një ndryshim total. Z. Trump, ende i fiksuar me fitoren e tij, pohoi se Shtetet e Bashkuara kanë “përparuar shumë” që nga dita e zgjedhjeve dhe se ushtria së shpejti do të jetë “më e fuqishme sesa ka qenë ndonjëherë”.

Zoti Obama foli për faktin e të qenit i përulur ndaj zyrës së tij dhe i vendosur për “të vepruar me guxim dhe kolektivisht në emër të drejtësisë dhe prosperitetit brenda dhe jashtë vendit”.

/The New York Times – Lexo.al

    Data: 21 Shtator 2017 11:12
    Autori: NYT

    Të tjera

    • Republika e paralizuar

      Republika e paralizuar 0

    • Zhurma për (jo) identitet

      Zhurma për (jo) identitet 0