Kthehu lart

Komunikimi ceremonial

Komunikimi ceremonial Autori: Ibrahim Berisha GazetaExpress

​Ne flasim për politikën pa qenë politikajë. Bëjmë dialog me dikend kur flasim pa qenë atypari askush. Flasim vetmevete. Ky komunikim intrapersonal është plot magji, tejngopës për dembelët me ëndrra bosh. Flasim me tjetrin, inivid apo grup, apo u flasim mijëra njerëzve përnjëherë pa qenë ata askund dhe kënaqemi se sa bukur kemi folur.

Në ceremoni publike ka aktorë dhe moderatorë. Para publikut aktorët janë publiku (personazhi…), ndërsa moderatorët aktrojnë për publikun. Liderët politikë nuk janë aktorë, por moderatorë (pa ë- pa zë-njëjës). Aktorët janë shumësi, moderatori është njëjësi.  Një njëjës monitorues, me magjinë, si sistem ideshë e praktikash, përmes ritualeve, bestytnive, mrekullimeve dhe iluzionit, bëhet Qendra, Magjia-Magjistari. Kjo ngjet që nga neopaganizmi. Është ky i Pari që nuk kontestohet askund dhe nga askush. Në qendër të ceremonisë së lindjes, sikur ngjet, nëna dhe pastaj fëmija, dikur më vonë duket babai, farefisi. Në dasmë kryesorja është nusja, pastaj dasmorët. Në ceremoninë e ndarjes se çmimeve në qendër është juria, pastaj fituesi-fituesja he në fund publiku. 

Në ceremoninë e varrimit, në qendër është i vdekuri dhe vetëm i vdekuri. Ai mbetet epiqendër edhe mbas varrimit, gjithmonë derisa ka kush t’a kujtojë.
Në politikë në qendër është lideri, i cili përmes monologut aktron dialogun. Përmes monologut të thellë, provon të alternojë dialogun e gjerë. Dialogu rrjedh si të folur, por vetëm kur ka kush të dëgjojë. Dialogu është ceremoni dhe kulture, sepse është komunikim jo njëpalësh. Po pastaj: cila është kultura jonë ceremoniale e komunikimit? A jemi ne në Kosovë, po kryesisht shqiptarët, a janë një komb ceremonial komunikues?

Ne flasim për dasmën e djalit që në djep, pra pa qenë askund as dhëndrri dhe as nusja. Djali është në epiqendër, nusja në periferi. Sa me zor flitet për dasmën e vajzës kur ajo është dy-tre vjet? Nuk flitet fare.
Flasim për djalin ende pa lindur. Flasim për të gjallin si të vdekur. Edhe për të vdeurin si të gjallë. Tregojmë se si do të ishte po të ishte. Shpresojm tek i vdekuri se do t’na rregullojë kaosin. Ende askush nuk është kthyer nga vdekja për të n’a treguar çfarë ndodh mbas saj (thënie tibetiane). Por, ne e ndjejmë se çfarë në të vërtetë do të ndodhë. Ne kemi përvojë, andaj kemi edhe opinion për këtë, sepse ky opinion na është bartur nga të afërmit tanë, prindërit pikësëpari.

Ne flasim për politikën pa qenë politikajë. Bëjmë dialog me dikend kur flasim pa qenë atypari askush. Flasim vetmevete. Ky komunikim intrapersonal është plot magji, tejngopës për dembelët me ëndrra bosh. Flasim me tjetrin, inivid apo grup, apo u flasim mijëra njerëzve përnjëherë pa qenë ata askund dhe kënaqemi se sa bukur kemi folur. 

Të folurit është dialog. Demokracia politike fillon nga dialogu publik. Njerëzit kanë mundësi të thonë fakte dhe të dëgjojnë fakte. Mbërrihet në një përfundim për të vërtetat dhe të pavërtetat. Nuk do të thotë se gjithëherë ky përfundim është më i sakti dhe më i miri. Mundësisht pretendohet të jetë më i vërteti. Popujt me traditë të fortë demokratike, kanë kulturë të pasur të komunikimit me të vërteta. Ata kanë shumë alternativa dhe mundësi për të mos rënë në rrjetin e thashethënave. Popujt pa traditë, janë të prirur kah zhurma: epizimi, folklori, patetizmi, fisnia historike dhe retorika glorifikuese mitike-politike. Krejt ndryshe mund të kuptohet të thuhet se nëse punojmë shumë, vendi ynë do të jetë më i bukur; dhe krejt ndryshe nëse thuhet se vendi ynë është më i bukuri në botë pa pasur në vëmendje punën. Ndryshe kuptohet nëse thuhet se njerëzit e vendit tonë janë qenie të zakonshme, dhe ndryshe nëse thuhet se njerëzit e vendit tonë janë njerëzit më të mirë në botë; apo dielli i vendit tonë është më i bukuri në botë.  

Semiologët bëjnë dallimin ndërmjet epikës dhe dialogut; në dialog diskutohet, flitet dhe dëgjohet; në epikë vetëm heshtet pas dëgjimit. Në fjalime epike ne vetëm duhet të ndëgjojmë, ne jemi konsumatorë, ne duhet të forcohemi nga ushqimi me rikthimin e memories për aktet heroike, luftërat, trimëritë, sakrificat, rëniet, besën, nderin. Njeriu flet më së shumti për mungesat. 
Në shoqëritë ku mungon dialogu, durimi dhe aftësia për të dëgjuar, aty lulëzojnë konfliktet; konflikti mes njerëzve: i të varfërit me të pasurin, i të mençurit me të marrin, i të voglit më të madhin. Konflikti i madh është me  ligjin, me sistemin demokratik, sepse luhet loja e “t’ mirit” dhe “t’ keqit”.  ”“I miri-demokrati” ka të drejtë për të bërë gjithçka, “i keqi-jodemokrati” të vetmen të drejtë ka për të pranuar se është “i keq”. Pikërisht, demokracia fillon e mira, nga ligjshmëria. Demokracia buron nga krijimi dhe menaxhimi liberal dhe plural i opinioneve publike. Njerëzit kanë të drejtë të jetojnë, por jo të bëjnë akte krimi mbi të tjerët sado pushtet të kenë se është akt johuman, por kanë të drejtë të flasin- të mos flasin, të dëgjojnë- të mos dëgjojnë, të zgjedhin- të zgjidhen, të votojnë- të mos votohen. Kjo është liria e pritshme ende.

Mediat janë krijuese të dialogut argumentues. Por, ato po humbin hapësirë në betejën me E-komunikimin joformal që tashmë është shumë më dinamik se sa ai formal. Nuk ka më gjithaq interes për të prekur burimin dhe faktin sa për t’u habitur dhe çuditur me atë që konsumohet (shkrim, zë, foto…). Nuk është fokus i  interesit dominues të publikut e mundshmja, por e pamundshmja. E mundshmja si e pamundshme andaj është ajo që  përdoret aq shumë si e vërtetë dhe kur është në fakt tjetër vetëm një gënjeshtër qesharake. Trend konsumi që fascinon përkohësisht të gjithë ata që kanë dëshira për t’u argëtuar. Por gënjeshtra qesharake i bën njerëzit, qoftë edhe përkohësisht të lumtur, ndërsa njerëzit duan lumturinë pa pasur shumë nevojë të kërkojnë arsyen. Andaj komunikimi, me medien e re, është magji ceremoniale në të cilën magjistarët nuk janë prodhuesit e lumturive të pakufishme, por ai është publiku, si konsumues i pafrenueshëm dhe i pacenueshëm i tyre. Një botë ceremoniale virtuale. Prandaj, e përsëritur, bashkësia virtuale nuk është e ngritur në një tokë mitike, në të cilin çdo gjë ecën mirë, por gjithsesi ajo as nuk është më e rrezikshme dhe e pakëndshme se vetë realiteti.

    Data: 02 Shtator 2017 16:48
    Autori: Ibrahim Berisha
    • Urgjenca morale për shëndetin mendor

      Urgjenca morale për shëndetin mendor 0

    Të tjera

    • Reflektime nga renia e Murit të Berlinit

      Reflektime nga renia e Murit të Berlinit 0

    • Pesha e kryqit tonë medial

      Pesha e kryqit tonë medial 0