Kthehu lart

Katalonia s’do të merr ndihmë shumë nga Ballkani

Katalonia s’do të merr ndihmë shumë nga Ballkani Autori: Marcus Tanner GazetaExpress

Një numër i shteteve mund të kujtohen ende si dikur krahina rebeluese – por mos prisni që ata t’i bashkohen dikujt në luftën e tyre për vetëvendosje

Detyrat e BE’së janë vënë në pikëpyetje për shkak të heshtjes se tyre për dhunën në Kataloni. Ajo çfarë është më se e çuditshme, që dikush mund ta vë re, është qetësia e disa vendeve në Ballkan.

Para se gjithash, shumica e këtyre shteteve u shfaqën në hartën e Europës, kohëve të fundit, duke falënderuar rebelimin e tyre kundër etnitetit të tyre amë – e ku shumica kanë përdorur gjuhën dhe argumentet që po i përdor Katalonia tani.

Por nëse krahasimi në mes të Katalonisë sot, dhe Kroacisë, Malit të Zi dhe Kosovës prej vitit 1990 deri 2000, janë qartë jashtë çdo konteksti dhe kjo reflektohet edhe tek qeveritë e të gjitha këtyre vendeve.

Mund të mendohet se Kosova, kryesisht, ka një frymë të njëjtë me Kataloninë – një (formalisht) “krahinë e shtypur” që shkelej nga tjetra – por aspak nuk është rast i njëjtë.

Siç e dha BIRN këtë javë deklaratën e një zyrtari qeveritarë nga Kosova, i cili tha se Kosova “nuk praktikon që të komentojë çështjet e brendshme të një vendi tjetër”.

Saktësisht ky nuk është një alarm që Katalonia të këtë të drejtë për vetëvendosje.

Mirëpo, nuk duhet të befasohemi. Një model apo karakteristikë e lëvizjeve për pavarësi moderne është se sa të painteresuara janë ato në rastet apo kauzat e njëra-tjetrës.

Këto raste i kemi pasur edhe në Britani në fund të shekullit XIX, ku pionieret e nacionalizmit skocez dhe uellsian vërshuan në Irlandë – me shpresën e tyre të zhgënjyer nacionaliste se irlandezët do të përkrahnin kauzat e tyre dhe në këtë formë të formonin një front të përbashkët.

Doli që irlandezet ishin të interesuar në pavarësinë e tyre nga Britania, pra ata nuk interesoheshin në atë çfarë interesoheshin Skocia dhe Wales. Sapo e fituan shtetin e tyre, më 1920, ata nuk bën asnjë përpjekje të çfarë do lloji që të veprojnë si kampion për lëvizjet e tjera për pavarësi, as në Europë, apo në ndonjë vend tjetër.

Krejt në fund, nacionalistet e Skocisë treguan se ata mund të jenë egocentrik e të barabartë me ta. Më 1999, në kulmin e konfliktit, në Kosovë, logjikisht mund të presupozoje që partitë unioniste në Britani do të merrnin anën e Serbisë kundër rebelimit të krahinës – derisa nacionalistët skocez do të merrnin anën e pavarësisë – që kërkohej nga kosovarët.

Në realitet ishte e kundërta. Partitë kryesore britanike, Laburiste dhe Konservative, ishin me kosovarët derisa nacionalistët skocez, në krye me Alex Salmond, kishin vazhduar grindjet dhe debatin me Londrën, në rastin e intervenimit në këtë çështje, duke akuzuar NATO’n dhe Britaninë se po bënin sulm ilegal.

Edhe brenda ish Jugosllavisë, lëvizjet e ndryshme për pavarësi duket se nuk janë kujdesur shumë për njëra tjetrën.

Sllovenia dhe Kroacia deklaruan pavarësinë bashkë. Por momentin që ushtria jugosllave u pajtua të lejonte shkëputjen e Sllovenisë, sllovenët virtualisht bëhen indiferent për fatin e kroatëve.

Kroatët, në anën tjetër, e panë mundësi ideale për të marrë territore nga Bosnja dhe formuan një mini shtet brenda tyre kur ata shpallën pavarësinë.

Kroatët ishin të interesuar për lëvizjet e pavarësisë në rajon, por vetëm për qëllimet e tyre. Në një rast, kur lufta brenda Kroacisë po shkonte kryesisht keq, presidenti i atëhershëm kroat, Franjo Tudjman, ofrojë trajnim dhe armë për shqiptarët e Kosovës që ata të fillojnë një “front jugor” dhe kështu të largonte serbët nga territori i vendit të tij.

Me kujtohet se ky sugjerim në tavolinë i kishte shkuar edhe liderit të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku ai kishte mbetur syçelë para kësaj oferte. Nuk me kujtohen fjalët e tij saktë, por kujtoj thelbin e atyre fjalëve – të cilat ishin se shqiptarët e Kosovës nuk ishin aq të çmendur që do të dëshironin ta sakrifikonin vetveten e tyre për ta shpëtuar Kroacinë.

Në fakt, arritja e pavarësisë është sikurse një garë. Ju vraponi vetëm dha kaloni cakun i vetëm, jo si pjesë e një skuadre të përbashkët. Dhe, pasi kaloni cakun, ju nuk shikoni pas atyre që nuk ja kanë dal. Kjo është arsyeja pse irlandezët kurrë nuk ishin të interesuar për skocezët, sllovenët për kroatët, e kështu me radhë.

Liderët e tashëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, ndoshta mund të ndjenjë thellë në zemër simpati për katalunasit. Mirëpo, interesi i tyre shtrihet për ta trajtuar Kosovën si pjesë e një klubi të rritur të shteteve të pavarura. Në kostumet e tyre të shtrenjta, ata dëshirojnë që ti lënë pas ditët kur kishin të veshura veshje të gjelbëra.

    Data: 05 Tetor 2017 01:28
    Autori: Marcus Tanner
    • 22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…

      22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë… 0

    Të tjera

    • Ballkani nuk u bë dot Zvicër

      Ballkani nuk u bë dot Zvicër 0

    • Shkatërrimi i panatyrshëm i uraganeve

      Shkatërrimi i panatyrshëm i uraganeve 0