Kthehu lart

FSK - Kredibile, përfaqësuese dhe e gatshme

FSK - Kredibile, përfaqësuese dhe e gatshme Autori: Burim Ramadani GazetaExpress

Bashkëpunimi me NATO-n dhe me KFOR-in është në nivel jashtëzakonisht konkret dhe të përditshëm. Zhvillimi dhe avancimi i FSK-së është bërë edhe duke u mbështetur në mënyrë të fuqishme nga NATO dhe KFOR, sikurse edhe nga shtetet individualisht

Kredibile, përfaqësuese dhe e gatshme.

Këto janë tri fjalët kyç që e përshkruajnë më së miri Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Është e qartë se Forca është një institucion profesional dhe multi-etnik, që ka përmbushur para disa vitesh kapacitetet e plota operacionale në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor që ka.

Të gjitha aspektet planifikuese, normat ligjore, sikurse edhe motivi, janë të përgatitura për të kaluar në fazën tjetër, atë të transicionit.

Qëllimi i transionit të FSK-së është në kuadër të planit shtetëror me synimin kryesor që të amandamentohet Kushtetuta, ndërsa ndryshimet ligjore do të avancojnë kapacitetin e FSK-së dhe të avancojnë FSK-në.

Aspekti i vendimmarrjes politike në Kuvendin e Kosovës në lidhje me amandamentin e Kushtetutës së Kosovës është një çështje e angazhimit të përditshëm të institucioneve në Kosovë. Sigurisht, se sfida për të arritur mbështetjen prej të gjitha komuniteteve vazhdon. Porse, angazhimi për këtë është çështje e përditshme.

Vendimmarja për fillimin e transicionit të FSK-së është jashtëzakonisht e rëndësishme, në mënyrë që të arrihet përmbushja e kapaciteteve të plota operacionale në kuadër të misionit në transicion. Kjo do të merr një kohë, përkatësisht pas vendimmarrjes në Kuvend fillon një angazhim i mëtutjeshëm për të arritur kapacitetet e plota. Sa më shumë që vonohet vendimmarrja në Kuvend, kapacitetet e plota do të përmbushen në një periudhë të planifikuar.

Ndër vite është arritur vendosja dhe avancimi i marrëdhënieve me shtete veç e veç, sikurse edhe me organizata rajonale e ndërkombëtare. Tashmë janë arritur Marrëveshje Bashkëpunimi me 12 shtete individualisht, ndërsa me Iowan në SHBA ekziston Partneriteti Shtetëror.

Është ndërtuar përfaqësimi përmes Atasheve në disa vende të botës dhe kjo do të vazhdojë të zgjerohet më tutje.

Bashkëpunimi me NATO-n dhe me KFOR-in është në nivel jashtëzakonisht konkret dhe të përditshëm. Zhvillimi dhe avancimi i FSK-së është bërë edhe duke u mbështetur në mënyrë të fuqishme nga NATO dhe KFOR, sikurse edhe nga shtetet individualisht.

Forcat e Armatosura të Kosovës, si institucion, do të jenë bashkëpunuese dhe në koordinim me NATO-n dhe me KFOR-in vazhdimisht.

FSK është institucion kredibil dhe sigurisht se interesimi i qytetarëve të Kosovës, të rinjve nga të gjitha komunitetet, është në vazhdimësi i lartë.

FSK ka avancuar edhe në aspektin e barazisë gjinore. Është krenari edhe fakti se që nga marsi i vitit 2018 kemi Gjeneralen e parë në FSK, e cila po ashtu edhe Komandate e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

    Data: 02 Maj 2018 14:08
    Autori: Burim Ramadani

    Të tjera