Kthehu lart

Albini kërkon të votohen ata që ishin kundër pavarësisë së Kosovës

Albini kërkon të votohen ata që ishin kundër pavarësisë së Kosovës Autori: Arbana Xharra GazetaExpress

Shumica absolute e bazave të së majtës gjermane ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Ata edhe sot saherë pyeten, thonë se çlirimi i Kosovës ishte gabimi më grotesk, fatal i perëndimit, ngase, sipas tyre, ndihmojë në “krijimin e një shteti artificial, kriminel” dhe të panevojshëm.

A e dini për kë po bënë thirrje Albin Kurti, që të votojnë shqiptarët në Gjermani? Kush ka harruar, le ta dëgjojë edhe disa herë deputeten e majtë, Sevim Dagdelen, që saherë del në foltore mallkon ekzistencën e shtetit të Kosovës. Shumica absolute e bazave të së majtës gjermane ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Ata edhe sot saherë pyeten, thonë se çlirimi i Kosovës ishte gabimi më grotesk, fatal i perëndimit, ngase, sipas tyre, ndihmojë në “krijimin e një shteti artificial, kriminel” dhe të panevojshëm. Sot ç'është më absurdi: po nga ky fraksion i politikës gjermane vijnë akuzat për një asistencë të perëndimit në ndërtimin e një shteti “islamik” që rrezikuaka BE-në. Edhe më absurd del kur partia që promovon salafistët antihebraik në Kosovë, si Vetëvendosje me Korenicën dhe tjerët, kërkon që shqiptarët ta votojnë pikërisht atë që nuk i do si shtete të pavarura. Prandaj, përveç përzierjes së pakulturë, bumerange në zgjedhjet gjermane, partia Vetëvendosje vepron në atë mënyrë sikur kërkon gjithandej pikërisht ata partnerë që nuk e duan këtë Kosovë kështu siç është. Përndryshe si shpjegohet ndryshe thirrja e Albin Kurtëve? Programet e njëjta? Asnjëherë. Programet partiake ndërtohen në sajë të problemeve që kanë vendet përkatëse. Gjermania nuk i ka problemet e njëjta me Kosovën. Përkrahja është ideologjike. E ideologjia e të majtave gjermanë është kundër ekzistencës së Kosovës. Mjafton t'i intervistosh dhe të tregojnë vetë. Parimisht politika kosovare nuk duhet të mbjell kulturën e përzierjes në votimet e vendeve tjera. Kjo jo vetëm për shkak të respektit të demokracive tjera dhe të drejtës absolute të popujve të tyre për të zgjedhur e votuar pa ndikime të jashtme, por edhe për arsye se Kosova është duke luftuar që nga dita e parë e saj e pavarësisë kundër një sovraniteti të kushtëzuar, deleguar, siç është aktualisht, deshëm ta pranojmë ose jo. Përzierjet e shteteve tjera po sjellin tash e sa vite shumë probleme nën qiellin tonë. Turqia bën destruksion të madh ndaj harmonisë sonë fetare dhe stabilitetit shoqëror, ngase nxit ndërmjet grupeve urrejtje. Rusia në veri mezi pret të eskalojë situatën që të spostojë vëmendjen nga Ukraina ose qoftë edhe për të ndihmuar serbët që ta minojnë Kosovën gjithandej ku munden. Republika e Kosovës nuk mund të vendosë vetë se kur dëshiron ushtri, se do të shkojë në BE me apo Kullën e Çakorrit, ngase në Prishtinë përplasen fuqi të ndryshme perëndimore e lindore dhe vendi ynë duhet të paguajë haraçin për shkak të ndikimit dhe përzierjes së tyre. Prandaj është paradoksi më brutal në politikë dhe logjikë nga njëra anë të kërkosh vetëvendosje, sovranitet sa më të theksuar dhe nga ana tjetër të bësh si ata që akuzon se nuk të lejojnë të vendosësh vetë sa duhet. Do ta kuptonin si hakmarrje të Vetëvendosjes pikërisht ndaj kësaj gjendjeje, po të mos e njihnin organizatën si fabrikë të kontradiktave, sidomos të atyre që janë kundër interesave dhe jetës së shtetit dhe Republikës së Kosovës. Ndryshe nga ky kënd nuk mund të interpretohet as tentimi për përzierje në zgjedhjet gjermane të partisë së Albin Kurtit.

Secili me mundësitë e veta: Erdogani u bën thirrje atyre jeniçerëve të vet që hanë bukën gjermane e ëndërrojnë islamizimin e perëndimit;

Putini ka tubuar gjithë hakerët rreth e përqark karpateve për të ndikuar në mënyrë elektronike gjithandej ku duan miqtë e vet në pushtet;

Albini e dinë se me ata qindra militantët e tij bahnhofeve të Gjermanisë nuk do të ndikojë gjë, por qoftë edhe simbolikisht u bën thirrje emigrantëve me origjinë shqiptare t’i votojnë të majtët si SPD, Die Linke apo të gjelbërit.

    Data: 23 Shtator 2017 14:52
    Autori: Arbana Xharra
    • Në Selinë e Shenjtë të problemeve të pazgjidhura

      Në Selinë e Shenjtë të problemeve të pazgjidhura 0

    Të tjera

    • Republika e paralizuar

      Republika e paralizuar 0

    • Zhurma për (jo) identitet

      Zhurma për (jo) identitet 0