Kthehu lart

A ishte e nevojshme letra e Metes për Trump?

A ishte e nevojshme letra e Metes për Trump? Autori: Dritan Hila GazetaExpress

Letra me anë të së cilës Ilir Meta i kërkonte ndjesë presidentit amerikan Donald Trump, për votën shqiptare që përkrahte rezolutën me të cilën dënohej akti i SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, shkaktoi një valë...

Letra me anë të së cilës Ilir Meta i kërkonte ndjesë presidentit amerikan Donald Trump, për votën shqiptare që përkrahte rezolutën me të cilën dënohej akti i SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, shkaktoi një valë reagimesh në media.Natyrisht që është një akti i paprecedentë, por jo i pakuptimtë.Ilir Metën mund ta duash apo ta urresh, por vetëm si injorant në fushën e mardhënieve ndërkombëtare nuk mund ta quash.E ka nisur këtë karrierë që në kohën e FRESSH-it, kur sillte delegacione partish socialiste perëndimore dhe sjellë deri sot, në eksperiancat e rëndësishme shtetërore.A kishte të drejtë në aktin e tij?Nisur nga ana institucionale, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sidomos votimet e rëndësishme në OKB, Presidenti i Republikës është e nevojshme të konsultohet, madje mund të verë edhe veton në raste kur e shikon të arsyeshme.Dhe teorikisht ka të drejtë. Ai përfaqëson unitetin e popullit, ndërsa qeveria vetëm atë të mazhorancës.Edhe ambasadorët janë përfaqësues të tij. Ndaj është e domosdoshme konsulta. Si praktikë, informacionet që vijnë nga ambasadat, duhet t’i kalojnë paralelisht edhe presidencës. Kjo është një praktikë që nuk është zbatuar në të shkuarën.Ambasadorët shikonin humorin e ministrit dhe shefit të qeverisë, dhe nuk e vrisnin shumë mendjen për Presidencën.Kjo, e stimuluar edhe nga fakti se presidentët shqiptarë kanë qenë që të gjithë politikisht të dobët.Në rastin e Ilir Metës ndryshon puna. Jo vetëm sepse ka mbështetjen e partisë që ka krijuar por edhe për shkak të individualitetit të tij.Dhe tani vijmë tek problemi i dytë: A ishte letra që i shkruajti një akt karikaturial; i panevojshëm dhe sfidues për qevrinë? A ishte i ekzagjeruar kritika e tij ndaj votës së qeverisë shqiptare në OKB? Aspak.Së pari duhet të kemi të qartë që ajo votë ishte një bast personal i Presidentit Trump. Mbase ai e ka ditur që rezoluta do të kalonte, por jo me atë përkrahje të lartë që pati.Jo më kot kërcënoi se do të mbahej shënim çdo votë pro rezolutës dhe kundër vullnetit të SHBA. Dhe jo më kot shumë shtete që kanë interesa me SHBA u matën përpara votimit.As pretendimi se SHBA nuk e ka kërkuar votën tonë nuk qëndron. Nuk dihet si ka vrepuar ambasada e tyre në Tiranë, por ambasadorja pranë OKB Nikki Haley mori pjesë në një tubim të diasporës shqiptare dhe premtoi rritjen e përpjekjeve të SHBA për njohjen nga shtete të tjera për Kosovën.Me siguri pavarësisht vjehrrës shqiptare, ambasadorja Haley nuk ka kohë për të humbur që të marrë pjesë në tubimet shqiptare, por ishte një pakt i hapur për shtetin shqiptar.Të hysh pastaj të rrëzosh argumentet se kështu veproi BE, apo Gjermania, apo zërave se ishte antiTrump, nuk ia vlejnë. Janë tepër infantile.Por le të kthehemi tek akti i Ilir Metës. A duhet ta bënte këtë hap. Praktikisht është një hap i guximshëm. Por në asnjë rast qesharak. Në një vend të madh do të ishte dramatik, shenjë e përplasjeve institucionale.Ndërsa në vendet e vogla është shenjë e mosfunksionimit të shtetit. Gjithsesi me hapin e ndërmarrë Ilir Meta ka ndihmuar që Shqipëria mos të futet në listën e zezë të politikës amerikane. Pasi ata mund të falin aberracionet e kryeministrit, kur hap ekspozita në Neë York dhe tallet me një kandidat presidencial. Por nuk mund ta falin poshtërimin publik nga një vend për të cilin kanë investuar aq shumë që nga Lufta e dytë Botërore e këtej.

    Data: 27 Dhjetor 2017 17:43
    Autori: Dritan Hila

    Të tjera