Një klub i ri saudit i bashkohet garës për Mourinhon, portugezi do t’i vizitojë në fund të muajit - Gazeta Express
string(95) "nje-klub-i-ri-saudit-i-bashkohet-gares-per-mourinhon-portugezi-do-ti-vizitoje-ne-fund-te-muajit"

Një klub i ri saudit i bashkohet garës për Mourinhon, portugezi do t’i vizitojë në fund të muajit

Sport

Gazeta Express

05/05/2024 16:25

Al-Qadsiah po kërkon të emërojë Jose Mourinhon si trajnerin e tyre të ri.

Portugezi është pa skuadër që nga janari i këtij viti, kur u shkarkua nga Roma, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Interesimi për të nuk ka munguar asnjëherë nga klubet, veçanërisht nga ato prej Arabisë Saudite.

Sipas “talkSPORT”, Mourinho tashmë kërkohet nga dy klube të tjera saudite, por Al-Qadsiah po përpiqet të sjellë trajnerin e mirënjohur në Lindjen e Mesme, pasi ky klub synon të sfidojë rivalët e tyre të kontrolluar nga PIF, si Al-Hilal, Al-Ittihad, Al-Nassr e Al-Ahli.

Al-Qadsiah nga sezoni i ardhshëm do të garojë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite, pasi tashmë ka siguruar promovimin.

Klubi në fjalë është në pronësi të gjigantit të naftës, “Aramco”, që kryesohet nga presidenti i Newcastle United, Yasir Al-Rumayyan.

“The Special One” ishte parë kohë më parë në shoqërinë e Al-Rumayyan.

Sipas gazetarit, Ben Jacobs, deri tash nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur, por Mourinho është zgjedhja e parë e Al-Qadsiah.

Jacobs gjithashtu zbuloi se 61-vjeçari do të shkojë në Khobar, ku luan Al-Qadsiah, në fund të majit, si pjesë e një vizite të planifikuar për të parë klubin.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse palët do t’i afrohen një marrëveshjeje, apo Jose Mourinho do të shqyrtojë oferta tjera. /Gazeta Express/