10
*
° °

Vjeshta meteorologjike fillon me mot më të freskët dhe shi

1.09.2017 - Sot, më 1 shtator, në aspektin meteorologjik fillon stina e vjeshtës. Sipas parashikimeve të fundit, në javën që po vjen pritet të mbajë mot më tipik vjeshtor me vransira dhe shi, derisa edhe temperaturat parashihet të zbresin rreth vlerave normale për këtë periudhë.

Ndërkohë, vala e të nxehtit nga Afrika veriore do të dobësohet dhe zhvendoset në lindje, ndërsa një turbullirë, që po vjen nga Atlantiku, ditëve të fundjavës do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë vransira dhe shi, si dhe masa më të ftohta ajrore.

Ditën e shtunë, ende do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell, derisa pasdite dhe në mbrëmje vransirat do të fillojnë të shtohen.
Të dielen do të mbajë mot jo aq i ngrohtë, me vransira dhe diell.  Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.
Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot më i freskët, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
Të dielen, pritet ndryshim i motit, me vransira dhe mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima në orët e pasdites dhe mbrëmje.  Reshjet pritet të vazhdojnë edhe të hënën paradite.
Temperaturat maksimale edhe nesër do ngrihen mbi 30C, deri në 32C, e ditën e diel do të pësojnë rënie në 26C, e nga e dita e hënë në 22C deri 24C.  Temperaturat minimale do të sillen nga 14C deri 16C, e të martën dhe mërkurën do të zbresin në 6C deri 7C.
Në fundjavë era do të fryejë mesatarisht dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-13m/s, e gjatë javës së ardhshme nga krahu verior 3-7m/s.
Me afrimin e turbullirës, shtypja atmosferike në fundjavë do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.