10
*
° °

Të hënën jo shumë nxehtë, nga e marta vazhdon vapa deri të premten

6.08.2017 - Vapa afrikane, siq shihet edhe në parashikimet e fundit nuk do të humbas fuqinë edhe gjatë pesë ditëve në vijim. Një front i ftohtë që do të kaloj mbi rajon të hënën, do të sjellë rënie të lehtë të temperaturave, por nga e marta vapa sërish do të shtrihet mbi rajon, deri të premten, e në fundjavë pritet ndryshim i motit dhe rënie e temperaturave.

Të hënën do të mbajë mot jo shumë i nxehtë, pjesërisht i vranët, e në orët e pasdites vende-vende priten edhe mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Nga dita e marte do të vazhdoj të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell.  Nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje lokale shiu dhe bubullima gjatë ditës së mërkurë dhe premte.
Temperaturat e ajrit edhe gjatë kësaj periudhe do të mbesin mbi vlera mesatare.  Minimalet do të sillen nga 17C deri në 19C, e maksimalet nga 33C deri në 37C.
Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht nga verilindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale.