10
*
° °

Të enjten riga lokale shiu, të premten më ftohtë dhe me shi

4.04.2018 - Dy ditëve të ardhshme fusha ciklonike nga Atlantiku me masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe rënie të temperaturave. Derisa, në fundjavë, fusha të presionit të lartë me masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, do të sjellin përmirësim të motit dhe kthjellime ditën e diel.

5.04-6.04 - Të enjten në mëngjes riga lokale shiu.  Gjatë ditës mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët.  Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullimë.  Ditën e premte, mot i ftohtë dhe kohëpaskohe me shi.
7.04 - Reshjet e shiut vazhdojnë deri të shtunën në mëngjes.  Gjatë ditës mot kryesisht i vranët.
8.04 - Mot i mirë dhe kryesisht me diell.
9.04 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, kryesisht do të luhaten mbi vlera mesatare, pos ditën e premte, kur do të pësojnë rënie të ndjeshme.  Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, ndërsa maksimalet ndërmjet 15-20C, e ditën e premte do të zbresin deri në 12C.
Të enjten do të fryejë erë mesatare nga jugperëndimi 3-5m/s, ndërsa ditën e premte mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-11m/s.
Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e në fundjavë sërish do të rritet mbi këto vlera.