10
*
° °

Sonte priten reshje të dobëta bore, në fundjavë mot i butë

3.01.2018 - Një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore, do të kaloj shpejt sonte mbi rajonin tonë, ku më vonë gjatë mbrëmjes pritet të sjellë reshje shiu, e e gjatë natës edhe reshje të dobëta bore, të cilat deri në mëngjes pritet të pushojnë. Nga e premtja rryma të ngrohta nga perëndimi do të sjellin mot të butë, me diell dhe vransira.

Reshjet e borës që priten herët në mëngjes të ditës së enjte, paradite do të pushojnë, e gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Nga dita e premte do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e në fundjavë me diell dhe vransira.  Të dielen në mëngjes në vise të ulëta priten mundësi për mjegull.
Edhe në fillim të javës së ardhshme, parashihet të vazhdoj të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.  Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare.  Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 5C deri në 11C.
Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s.
Shtypja atmosferike deri nesër do të pësojë rënie të lehtë, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale.