10
*
° °

Në fundjavë vazhdon vapa, të hënën mundësi për shi lokal

4.08.2017 - Edhe në ditët e fundjavës, vendi ynë do të mbetet nën valën e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës jugore dhe rajonin tonë.

Do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell.  Të dielen pasdite rreth viseve malore mund të ketë zhvillime të vransirave lokale që mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.

Të hënën, një front i ftohtë do të kaloj në lindje të rajonit, ku si rrjedhojë nuk do të mbajë mot shumë i nxehtë, e pasdite vende-vende priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.  Nga e marta sërish rikthehet vapa me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell.  Të martën pasdite nuk përjashtohet mundësia për riga lokale shiu dhe bubullima.
Sipas parashikimeve të fundit, kjo vapë që ka përfshi vendin tonë, pritet që nga fundi i javës së ardhshme të humbas fuqinë, dhe më pas masa më të freskët ajrore do të depërtojnë mbi rajon duke zbritur temperaturat rreth vlerave mesatare.
Temperaturat e ajrit edhe në këto ditë fundjavëe do të vazhdojnë të ngrihen mbi vlera mesatare.  Minimalet do të sillen nga 17C deri në 19C, e maksimalet nga 36C deri në 38C.  Vetëm të hënën maksimalet pritet të zbresin deri në 32C.
Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.