10
*
° °

Në fundjavë përmirësim i motit, të dielën kryesisht me diell

6.04.2018 - Gjatë ditës së sotme fusha ciklonike nga Atlantiku po kalojnë nga rajoni ynë, që po kushtëzojnë mot më të ftohtë me të reshura shiu, të cilat pritet të vazhdojnë kohë pas kohe deri në mbrëmje

Në fundjavë fusha të presionit të lartë nga Afrika Veriore me masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë edhe mbi Evropën qendrore dhe lindore, duke sjellë mbi vendin tonë përmirësim të motit dhe intervale më të gjata me diell.

7.04 - Të shtunën në mëngjes vende-vende mund të vazhdojnë riga lokale shiu.  Gjatë ditës kryesisht mot me vransira, ndërsa në mbrëmje priten kthjellime.  Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegullinë.
8.04 - Mot i ngrohtë, kryesisht me diell.
9.04-11.04 - Në fillim të javës mot i ngrohtë, me diell dhe vransira.  Të hënën në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit, pas rënies që pësuan sot, në fundjavës sërish do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare.  Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 7C, ndërsa maksimalet nga 16C deri në 22C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 2-5m/s.
Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, e në fillim të javës gradualisht do të pësojë rënie.

Vlerat ditore të indeksit të kualitetit të ajrit AQI, këto ditë do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare, derisa vlerat maksimale mund të rriten edhe në të pashëndetshme.