10
*
° °

Në fillim të javës mot më i freskët, me vransira dhe diell

3.09.2017 - Vorbulla ciklonike nga Atlantiku, ka filluar të depërtojë mbi rajon, dhe me të masa të ftohta ajrore po shtrihen edhe mbi vendin tonë. Vende-vende gjatë natës dhe sot ka reshje lokale shiu.

Në fillim të javës së parë të muajit shtator, do të mbajë mot më i freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Të martën, vende-vende priten edhe mundësi për riga lokale shiu, ndërsa të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell.  Në pjesën e dytë të javës do të mbajë mot i mirë, me vransira të pjesëshme, pa të reshura.  

Temperaturat e ajrit do të zbresin nën vlera mesatare për këtë periudhë, me minimale që do të sillen nga 7C deri në 10C, e maksimalet do të zbresin në 22C, në fillim të javës, e nga mesi i javës do të rriten rreth vlerave normale dhe do të sillen nga 25C deri në 27C.
Era do të fryejë kryesisht nga krahu verior 3-8m/s.
Shtypja atmosferike në fillim do të rritet mbi vlera normale, e më pas do të zbres rreth këtyre vlerave.