10
*
° °

Mot më i ngrohtë, me diell dhe vransira

13.08.2017 - Me kalimin e vorbullës ciklonike ditëve të fundjavës mbi rajonin tonë, gjatë javës në vijim, rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e fushave më stabile të presionit të lartë që do të shtrihen mbi Europën lindore, ndërsa nga Afrika veriore masa të ngrohta ajrore do të sjellin rritje të temperaturave.

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i freskët, kryesisht i vranët, vende-vende me riga lokale shiu.

Të hënën do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht me vransira, të cilat deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.  Nga e marta do të mbajë mot më stabil, i ngrohtë, me diell dhe vransira të pjesëshme.  Një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajon, nga dita e enjte, por vetëm shkurt, sepse në fundjavë sërish një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të sjellë sërish mot të freskët me mundësi për reshje shiu.
Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, por që nuk do të arrijnë vlerat e dy javëve të shkuara me maksimale mbi 35C.   Minimalet do të sillen nga 12C deri në 15C, e maksimalet nga 26C deri në 32C.
Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 3-6m/s. 
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.