10
*
° °

Mot më i ngrohtë dhe më stabil gjatë javës në vijim

8.04.2018 - Fusha të presionit të lartë, megjithëse janë zhvendosur në lindje, vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më stabil gjatë javës, derisa masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore vazhdojnë të favorizojnë mot më të ngrohtë. Një sistem frontal nga Italia, gjatë ditës së hënë do të kaloj mbi rajon, që mund të sjellë mundësi për riga lokale shiu.

9.04 - Mot i ngrohtë, kryesisht me diell.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje vransira kalimtare, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu.
10.04-11.04 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.
12.04-13.04 - Mot më i ngrohtë, të enjten kryesisht me diell, ndërsa të premten pjesërisht i vranët, e pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

Nga pikëpamja termike, temperaturat do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare.  Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 9C, ndërsa maksimalet nga 21C deri në 24C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe jugperëndimi 1-6m/s.
Shtypja atmosferike, kryesisht do të luhatet rreth vlerave normale.

Megjithë përmirësimin e motit, grimca pluhuri nga shkretëtirat e Afrikës veriore, vazhdojnë të qarkullojnë në atmosferën e pjesës më të madhe të Europës.  Nën këto kushte, vlerat ditore të indeksit të kualitetit të ajrit AQI, edhe ditëve të para të javës do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare, derisa vlerat maksimale mund të rriten edhe në të pashëndetshme.