10
*
° °

Mot më i ftohtë me shi, gjasat më të vogla për borë

12.11.2017 - Në ditët e para të javës që po vjen, një vorbull e ftohtë ciklonike nga Arktiku, parashihej që të depërtojë mbi rajonin tonë, por në ditët e fundit vorbulla ka ndërruar trajektoren dhe do të depërtojë më në perëndim të Italisë, ku mbi vendin tonë do të favorizoj më shumë kushte për shi, se sa edhe për reshje bore siç parashihej ditë më parë.

Të hënën dhe të martën do të mbajë mot i butë, kryesisht me vransira.  Të hënën me riga lokale shiu, e të martën pasdite dhe mbrëmje me reshje të dobëta shiu, me mundësi edhe për bubullimë.

Nga mbrëmja e së martës dhe nga dita e mërkurë, do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, derisa reshjet e borës, momentalisht parashihen më shumë në vise malore mbi 1200m-1500m.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të zbresin me maksimale nga 15C, në fillim të javës në 4C, e minimalet nga 7C deri në 2C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga juglindja-lindja dhe verilindja 5-12m/s.
Shtypja atmosferike do të zbresë dukshëm nën vlera normale, e më pas do të rritet mbi këto vlera.