10
*
° °

Mot i ngrohtë, me vransira dhe diell, në fundjavë mundësi për shi

6.09.2017 - Në ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikim të dobët të fushave me presion të lartë mbi detin e Zi, ndërsa mbi Itali një turbullirë e ardhur nga Atlantiku, do të shtojë vransirat, e në fundjavë do të sjellë mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Të enjten dhe të premten do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.  Të premten pasdite rreth zonave malore, priten mundësi për riga lokale shiu.  Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullimë, ndërsa ditën e diel mot pjesërisht i vranët.

Në fillim të javës së ardhshme një vorbull ciklonike nga Atlantiku, do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave normale për këtë periudhë, me minimale nga 10C deri në 13C, e maksimale nga 25C deri në 28C.  
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 1-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë nën vlera normale.