10
*
° °

Mot i butë, të enjten me diell e vransira, nga e premtja kohëpaskohe shi

14.03.2018 - Ditën e enjte fusha të presionit të lartë dhe masat e ngrohta nga Mesdheu do të sjellin mot më stabil dhe intervale me diell. Ndërkohë një vorbull e fuqishme ciklonike nga Atlantiku, nga dita e premte do t'i afrohet rajonit tonë, e nga fundjava do të kaloj edhe mbi vendin tonë. Kjo vorbull parashihet të sjellë vransira dhe të reshura shiu, e ditën e shtunë edhe erëra të fuqishme. Në fillim të javës së ardhshme mot më i ftohtë, priten edhe reshje bore.

15.03 - Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.  Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegullinë dhe mjegull.
16.03 - Mot kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
17.03-18.03 - Të shtunën mot i ngrohtë, paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vransirat do të shtohen.  Priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.  Ditën e diel vransira dhe intervale me diell, e pasdite riga lokale shiu.
19.03 - Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira.  Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore, e gjatë ditës priten reshje shiu.

Vorbulla ciklonike, që pritet të kaloj mbi rajon, do të sjellë kushte të favorshme për qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj edhe vlerat ditore të AQI do të luhaten kryesisht në vlera mesatare dhe të mira.  Të shtunën, parashihet rritje e grimcave për shkak të pluhurit saharian që mund të arrijë edhe mbi vendin tonë, ku mund të rrisë vlerat maksimale të AQI edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, deri të shtunën do të luhaten mbi vlera mesatare, me minimale nga 4C deri në 7C, e maksimale prej 13C deri në 17C.  Nga dita e diel do të pësojnë rënie në të dy vlerat, minimalet deri në 0C, e maksimalet deri në 5C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme, nga jugu-jugperëndimi 4-11m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike deri të shtunën do të zbres thellë nën vlera normale.