10
*
° °

Java e parë e vitit 2018 fillon me mot të butë, priten edhe reshje shiu

31.12.2017 - Rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajonin tonë, që në ditët e para të vitit 2018, sjellin mot më të butë. Ndërkohë turbullira që po vijnë nga Atlantiku mbi Itali, do të kalojnë edhe mbi vendin tonë, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm me reshje shiu, e nga mesi i javës edhe me borë.

Në natën e vitit të Ri 2018 parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, e ditën e parë, mot i butë, me vransira dhe diell.  Të hënën në mbrëmje vonë vende-vende priten edhe reshje shiu, që do të vazhdojnë deri të martën herët në mëngjes.  Ditën e martë, do të vazhdoj të mbajë mot i butë, kryesisht me vransira, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje me reshje të dobëta shiu, që më vonë ka mundësi të përzien edhe me borë.

Të mërkurën, parashihet të mbajë mot më i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.  Më vonë në mbrëmje priten të reshura shiu dhe bore.  Të reshurat kohëpaskohe do të vazhdojnë edhe ditën e enjte, me borë në mëngjes, e ditën të përziera edhe me shi.  Ndërsa,  ditën e premte, do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare.  Minimalet do të luhaten nga -3C deri +2C, e ato maksimale nga 5C deri në 10C.
Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 2-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.