10
*
° °

Fundjava me mot të ngrohtë, vransira të pjesëshme, pasdite riga lokale shiu

12.05.2017 - Gjatë ditëve të fundjavës, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe fushave të ulëta barike, që do të sjellin mot të ngrohtë, por të paqëndrueshëm.

Në fundjavë, pritet të mbajë mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, me intervale të gjata me diell.  Orëve të pasdites vende-vende priten edhe reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Edhe ditëve të para të javës së ardhshme, do të vazhdoj të mbajë mot me vransira të pjesëshme, me mundësi për riga lokale shiu dhe bubullimë, por temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri në 12C, e ato maksimale nga 18-25C..
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 6-12m/s, e në fillim të javës nga na veriore 3-9m/s. Shtypja atmosferike nga dita e diel gradualisht do të shënojë rritje mbi vlera normale.