10
*
° °

Fundjava me mot të mirë, kryesisht me diell, në fillim të javës më ngrohtë

13.10.2017 - Një front i ftohtë, që po kalon në lindje të rajonit, gjatë natës dhe nesër do të sjellë vransira kalimtare, por fushat anticiklonike po fuqizohen mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian dhe rajonin tonë, duke vazhduar të sjellin mot të mirë dhe temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Në fundjavë parashihet të mbajë mot i mirë, kryesisht me diell, vetëm ditën e shtunë do të ketë edhe vransira kalimtare.

Në fillim të javës masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot më të ngrohtë, kryesisht me diell.  Të martën dhe mërkurën do të ketë edhe vransira, por kryesisht të larta.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 8C, e ato maksimale në fundjavë do mbesin rreth 20C, e në fillim të javës do të rriten deri në 23C.
Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga verilindja 1-6m/s.
Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet mbi vlera normale.