10
*
° °

Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell

9.03.2018 - Fushat e presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon gjatë ditëve të fundjavës, ku do të favorizojnë mot stabil, më të ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Ndërsa, në fillim të javës së ardhshme, turbullira nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajon, që do të sjellin mot jostabil, e priten edhe të reshura shiu me mundësi edhe për bubullima.

10.03-11.03 - Mot më i ngrohtë, kryesisht me diell.  Në mëngjes, të shtunën, në vise të ulëta mundësi për mjegull.  Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të ketë edhe vransira.
12.03-13.03 - Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e pasdite me mundësi edhe për bubullima.
14.03 - Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.  Gjatë ditës mundësi për reshje lokale shiu.

Ditëve të fundjavës nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, mirëpo me përmirësimin e motit dhe rritjes së temperaturave, që mund të ndikojnë në rënie të ndotësve, vlerat ditore të AQI do të luhaten rreth vlerave mesatare, derisa vlerat maksimale mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare.  Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 6C, e maksimalet nga 15C deri në 17C, e në fillim të javës do të zbresin lehtë deri në 12C.
Era do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme, kryesisht nga jugperëndimi 2-10m/s.
Shtypja atmosferike pas rritjes rreth vlerave normale, në fillim të javës do të pësojë rënie.