10
*
° °

Fundjava e parë e vitit me mot të butë, vransira dhe diell

5.01.2018 - Ditëve të fundjavës fusha anticiklonike do të depërtojnë nga Afrika veriore mbi Turqi, duke sjellur rryma të ngrohta ajrore mbi rajonin tonë, që do të favorizojnë mot më të butë, me vransira dhe diell.

Të shtunën do të mbajë mot i butë, pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.  Të dielen parashihet të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.  Në vise të ulëta, në orët e mëngjesit priten mundësi edhe për mjegull.

Edhe ditëve të para të javës së ardhshme pritet të vazhdoj të mbajë mot i butë, por kryesisht me vransira.  Në orët e mëngjesit në vise të ulëta priten mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe në orët e pasdites.
Temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare.  Minimalet do të luhaten nga 0C deri +4C, e ato maksimale nga 9C deri në 11C.
Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.