10
*
° °

Ditëve të para të javës shtrëngata me shi, nga mesi i javës mot më stabil

3.06.2018 - Përgjatë kontinentit europian dhe mbi rajonin tonë shtrihen zona jostabile të presionit të ulët, të cilat ditëve të para të javës do të favorizojnë mot jostabil me zhvillime të shtrëngatave në orët e pasdites. Nga dita e mërkurë, priten kushte më stabile, që do të sjellin intervale më të gjata me diell, vetëm rreth viseve malore mbeten mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

4.06 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
5.06 - Mot kryesisht me vransira.  Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
6.06 - Mot pjesërisht i vranët, paradite me riga lokale shiu.
7.06-8.06 - Të enjten mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.  Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.  Ditën e premte mot kryesisht me diell.  Në orët e pasdites mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat e ajrit, edhepse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare.  Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimi-perëndimi 2-6m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të lehtë nën vlera normale.