10
*
° °

Ditëve të ardhshme, mot i ngrohtë me diell dhe vransira

10.05.2017 - Pas depërtimit të fushave të qëndrueshme me presion të lartë, gjatë ditës së sotme, ditëve në vijim mbi rajon nga Atlantiku pritet të depërtojnë fusha jostabile me presion të ulët dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore.

Nën këto kushte, të enjten do të mbajë mot i ngrohtë, paradite me diell, e gjatë ditës vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten mundësi për riga lokale shiu, të cilat vende-vende do të vazhdojnë edhe të premten paradite, e më pas gjatë ditës së premte do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira dhe diell.

Në fundjavë do të mbajë mot i ngrohtë, jostabil dhe i ndryshueshëm, me vransira të pjesëshme, ku në orët e pasdites priten edhe të reshura lokale shiu me bubullimë.  Edhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot jostabil, me vransira dhe diell, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare, me minimale nga 5C deri në 13C, e maksimale nga 22C deri në 24C.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s.  Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.