10
*
° °

Ditëve të ardhshme mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje lokale shiu

9.05.2018 - Derisa në pjesën më të madhe të kontinentit europian po shtrihen fusha të presionit të lartë, fusha jostabile të presionit të ulët ditëve të ardhshme mbeten aktive ende mbi rajonin tonë. Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe diell, e orëve të pasdites priten edhe të reshura lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullimë.

10.05 - Mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu, mundësi edhe për bubullimë.
11.05 - Mot me vransira dhe intervale me diell, vende-vende priten edhe riga lokale shiu.
12.05-13.05 - Në fundjavë mot me vransira dhe diell.  Orëve të pasdites priten zhvillime të reshjeve lokale të shiut, me mundësi edhe për bubullimë.
14.05 - Mot me vransira dhe intervale me diell.  Pasdite me të reshura lokale shiu dhe mundësi edhe për bubullimë.

Temperaturat e ajrit gjatë këtyre ditëve do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare.  Minimalet do të sillen nga 9C deri në 11C, e ato maksimale nga 20C deri në 22C.
Do të fryejë erë mesatare nga verilindja 2-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale.