10
*
° °

Dhjetëditëshi i parë i gushtit me vapë afrikane

1.08.2017 - Vapa afrikane tashmë ka filluar të shtrihet mbi pjesën më të madhe të rajonit dhe pjesë qëndrore dhe lindore të Europës. Sipas parashikimeve të fundit kjo vapë pritet të zgjasë në dhjetë ditët e para të gushtit, e më pas mund të presim rënie të temperaturave në vlera mesatare.

Në ditët në vijim, deri në fundjavë do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten tutje mbi vlera mesatare.  Minimalet do të sillen nga 14C deri në 19C, e maksimalet nga 34C deri në 37C, e në pjesë të Dukagjinit mund të arrijnë deri në 38C.
Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 3-8m/s
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale dhe gradualisht pritet të zbres në vlera normale.
Nga shënimet e viteve të shkuara, përgjatë muajit gusht, kohëpaskohe mund të ketë periudha të gjata me valë të të nxehtit, madje edhe mbi dhjetë ditë, ndërsa maksimalet mund të arrijnë edhe në 37C deri 39C.