10
*
° °

Deri të premten mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell

29.05.2018 - Ditëve në vijim fusha stabile anticiklonike do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, e nga Afrika veriore një valë e të nxehtit po zhvendoset mbi rajonin tonë, ku në disa pjesë të rajonit do të sjellë edhe temperatura verore me maksimale edhe mbi 30C. Vetëm rreth viseve malore mbeten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.

30.05 - Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.
31.05-1.06 - Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.  Pasdite vonë, rreth viseve malore në perëndim dhe jug të vendit mundësi për riga lokale shiu dhe bubullimë.
2.06 - Mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.
3.06 - Mot pjesërisht i vranët.  Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare.  Minimalet do të sillen nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 25C deri në 28C.
Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja 1-2m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.