Kthehu lart

Zbulohet shpella më e thellë nënujore

Zbulohet shpella më e thellë nënujore GazetaExpress

Një ekip hulumtuesish pretendojnë që kanë zbuluar një shpellë nënujore, më e thella që është parë ndonjëherë, në një thellësi prej 404 metrash, në afërsi të qytetit Hranice në Republikën Çeke.

Eksploruesi polak, Krzysztof Starnawski, i cili e ka udhëhequr hulumtimin, ka thënë që pas këtij zbulimi po ndihet sikur "Kolombo i shekullit njëzetenjë", transmeton gazeta Kosova Sot.

Starnawski, 48-vjeçar, është i përkushtuar t'i shkojë deri në fund hulumtimit të tij në shpellën që është të paktën 404 metra e thellë.

Gjithsesi, roboti, që është dërguar për hulumtimin e kësaj shpelle, ende nuk ka mbërritur në fund të saj dhe si rrjedhojë mund të jetë edhe më e thellë.

Hulumtimi i mëtejmë i kësaj shpelle mund të zbulojë shumë gjëra të panjohura deri më tani.

    Data: 14 Shtator 2017 01:24
    Autori: GazetaExpress
    • A mund të krijojmë fantazma përmes energjisë së mendjes?

      A mund të krijojmë fantazma përmes energjisë së mendjes? 0

    Të tjera