Kthehu lart

Sqaron NASA: Jo, bota nuk do të marrë fund sot

Sqaron NASA: Jo, bota nuk do të marrë fund sot GazetaExpress

Cilado të planet tuaja janë për sot, mund të rrini të qetë, sepse NASA ka sqaruar njëhere e mirë mbarë globin se nuk botës nuk do t’i vijë fundi.

Disa teoricienë konspirativ kanë qarkulluar në internet një profeci rreth një planeti  të quajtur Nibiru.

Sipas tyre ai do të përplaset në Tokë duke i dhënë fund gjithë jetës në planetitn tonë.

Data e shkatërrimit të supozuar është sot!

Kjo teori e një planeti  të pathyeshëm, i njohur gjithashtu si "Planet X" është marrë nga numerologu David Christian Meade, i cili beson se jemi drejt fundit.

Por NASA ka reaguar zyrtarisht në lidhje me postimet e vazhdueshme në rrjetet sociale.

Sipas NASA-s parashikuesit kishin me heret nje tjeter date, kur thane se katastrofa do ndodhte ne 2003 dhe asgje nuk ndodhi.

“Njerëz të ndryshëm po” parashikojnë “se bota do të përfundojë më 23 shtator kur një planet tjetër do të përplaset me Tokën. “Planeti në fjalë, Niburu nuk ekziston, kështu që nuk do të ketë përplasje”.

Postimet nga të ashtuquajtur numerologjist ka shkaktuar panik duke detyruar institucionin me serioz në botë për çështje të tilla që të shpjegojë zyrtarisht se asgjë e thënë nuk do të ndodhë.

    Temat:
    Data: 23 Shtator 2017 10:07
    Autori: GazetaExpress
    • Origjina e jetës mund të ketë ardhur nga hapësira, gjen një studim

      Origjina e jetës mund të ketë ardhur nga hapësira, gjen një studim 0

    Të tjera