Kthehu lart

Perceptimi ndjesor dhe përjetimet mistike të njerëzve primitivë

Perceptimi ndjesor dhe përjetimet mistike të njerëzve primitivë GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 05:09

Libri i etnografit, mitologut, filozofit dhe antropologut tepër të njohur Mirça Eliade “Mitet, Vegimet dhe Misteret” përmban një material të shumëllojshëm si mbi komunitetet e popujve primitivë, ashtu dhe mbi civilizimet e lashta. Në to shqyrtohet ideja kozmogonike e divorcit të Qiellit me Tokën – e Frymores dhe e Materiales.

Ndjesitë mistike, ngrohtësia magjike, fluturimet e misterta, puna e ëndrrave dhe vegimeve, udha e luftëtarit, krijimi dhe flijimi, kanibalizmi, vuajtja dhe simbolizmi i vdekjes ndër inicime, sektet e fshehta mashkullore dhe femërore – këto dhe një radhë e gjerë çështjesh ndriçohen në këtë libër. Ne i ofrojmë lexuesit tonë një njohje simbolike me Mirçea Eliaden, njërin nga figurat më qendrore në shkencat humanitare të shekullit XX, dhe i premtojmë për disa numra të botojmë pjesë funksionale nga nga libri për të cilin folëm.

Nga kapitulli “Realitete arkaike” (Nga libri “Miti, ëndrrat dhe misteret”)

Shënime hyrëse

Në shoqëritë që ende gjenden në stadin etnografik, përjetimit mistike janë, kryesisht, perogativë e një klase individumesh, të cilët, pavarësisht se si quhen, janë specialistë për gjendjen ekstatike.  Shamanët, znaharët, magët, shëruesit, të frymëzuarit e tjerë dhe eremitët dallohen nga bashkësia tjetër për nga itensiteti i përjetimeve të tyrë religjioze.  Jeta e tyre frymore është më e thellë dhe më me përmbajtje se ajo e njerëzve të tjerë. 

Në shumicën e rasteve ata tërheqin vëmendjen me ndofarë sjelljesh të pazakonta që kanë për bazë aftësitë okulte, me lidhjet e tyre personale e të misterta me shpirtrat, me mënyrën e jetesës apo veshjet, më shenjat dalluese dhe formën e ligjërimit, e cila është karakteristikë veç e tyrja.  Sipas opinionit të përgjithshëm, këta inividë i përkasin një elite religjioze – te njerëzit primitivë – dhe tek mistikët – të tjerët, në kulturat më të zhvilluara.

Nëse është me të vërtetë e saktë, që shamanët dhe znaharët posedojnë një ndjenjë shumë më të fortë të perceptimit ndjesor në stadin etnografik të zhvillimit, atëherë është jashtëzakonisht interesantë të sqarojmë, se çfarë kuptimi religjioz mund të ketë aktiviteti sensor.  Dhe do të kishte qenë me interes të dihet gjer në ç’shkallë te njërëzit “primitivë” gjendja e arritur, e cila quhet mbinjerëzore, mund të pasqyrohet në ndjesitë e tyre.

Parase t’i qasemi kësaj metode, le t’ia fillojmë me dy sshënime.

1)    Fakti, që ne vendosëm të ndalemi më imtësisht këtu në format e ndryshme të shamanizmit dhe teknikës së ekstazës, aspak nuk do të thotë, që të tillë njerëz të zgjedhur si shamanët dhe të tjerë, janë të vetmit, tek të cilët aktiviteti sensor mund të ketë vlerë religjoze apo domethënie.  Përkundrazi, për njerëzit primitivë, sikundërse dhe për njerëzit e civilizuar, jeta  religjioze çon në shfrytëzimin e “ndjeshmërisë” religjioze.  Me fjalë të tjera, pa ndërhyrjen e ndjenjave nuk mund të ketë asnjë përjetim religjioz; gjithë ierofania përfaqëson në vetvete ndërhyrjen e së shenjtës në mjedisin kozmik, por ierofania nuk aspak nuk ndikon në percepsionin ndjesor.  Kur jeta shoqërore religjioze përqëndrohet në “përjetimet sensore” – të tillë, si për shembull, kungata me frutat e para, që anullon tabunë dhe që jep lejë të përdort në gjellë bereqeti i ri – kjo është kësisoj njëkohësisht edhe misteri i kungatës dhe aktivitet fiziologjik.  Për më tepër, te njerëzit “primitivë” secilit veprim i mvishet domethënie dhe vlerë magjiko-religjioze: duhet ndërmendur veçse nënteksti kozmologjik dhe, tek e mbramja, mistika e aktivizimit seksual, peshkimit dhe bujqësisë; ngrënia, me gjasën e aktivitetit seksual dhe punës, është në të njëjëtën kohë mistër i aktivitetit fiziologjik. E thënë shkurt, në religjion në të gjitha kohërat aktiviteti sensor ka qënë shfrytëzuar si mjet pjesmarrje në veprimet e shenjta dhe në arritjen e hyjnores.  Nëse ne zgjodhëm për shqyrtim “misticizmin” e shoqërive primitive, kjo vetëm pse, përjetimet e tyre na japin mundësinë të shohim në ato procese, të cilat na shpien tek transformimi i aktivitetit sensor në kontakt me të shenjtën.

2)    Shënimi ynë i dytë ka të bëjë me përjetimin e vërtetë të mistikëve.  Duke folur për “aktivitetin sensor” të tyre, ne e përdorim këtë term në kuptimin e tij të gjërë, me përjashtim të kuptimit teknik, pa pasur parasysh absolutisht asnjë vlerësim ne lidhje me natyrën e vërtetë të këtij aktiviteti.  “Ndjeshmëria” gjithnjë dhe vazhdimisht është e pandarë nga tipi i sjelljes, dhe së këndejmi, merr pjesë në psikologjinë kolektive: po kështu në ideologji, e cila qëndron në fundamentin e saj, në çdo shoqëri pavarësisht nga stadi i zhvillimit të saj.  Nuk është e domosdoshme të shtosh, që, duka marrë pozicionin tim në historinë e religjioneve, ne nuk do të vazhdojmë analizën e fakteve psikologjike dhe më tej domethënien e tyre lehtësisht religjioze. Ne vetëmse përpiqemi të sqarojmë, gjer në ç’’arë shkalle te ““jerëzit primitivë” perceptimi sensor mund të marë rëndësi religjioze – kjo dhe asgjë tjetër më shumë.

Sëmundja dhe inicimi

Njëriu bëhet shaman, a) dretpërdrejt sipas prirjes (dhuntisë) – “zërit” apo “zgjedhjes”; b) përcjelljen e mjeshtërisë shhamane sipas trashëgimisë; c) sipas vendimit vetjak apo, çka ndodh rrallë, sipas vullnetit të shprehur të fisit. Por sido që të jetë metoda e zgjedhjeve, shamani pranohet si i tillë vetëm me kryerjen e mësimeve sipas dy aspekteve: i pari – sipas rendit ekstatik (ëndrra, vegime, trans etj); i dyti që ka të bëjëme ritualet (receptet teknike të shamanizmit, emrat dhe destinacioni i shpirtërave, mitologjia dhe gjenealogjia e fisit, gjuha e mistershme etj). Ky mësim i dyfishtë, për të cilin përgjigjen shpirtërat dhe mjeshtrat-shamanë, është ekuivalent me inicimin.  Përkushtimi mund të jetë publik dhe vetë në vetvete të përbëjë ritual të veçantë.  Por mungesa e ritualit nuk do të thotë mungesë përkushtimi, pasiqë ai ka shumë mundësi të ngjasë në ëndrra apo përjetimet ekstatike të rishtarëve.

Ne na intereson para së gjithash sindromi i misionit mistik.  Shamani i ardhshëm dallon për nga progresimi i ekstravagancës në sjellje: ai gjakon vetminë, bëhet ëndërrues, i pëlqen të shëtisë nëpër pyll dhe nëpër vende të shkreta, këndon në gjumë, i shfaqen vegime dhe gjëra të këtilla të ngjashme.

Nganjëherë kjo periudhë pjekje karakterizohet nga me mjaft  simptoma serioze: te jakutët djaloshi bie në tërbim dhe humb kollaj ndjenjat, fshihet në pyll, ushqehet me lëkurën e drurëve, hidhet në flakë apo në ujë, i hap vetes plagë me thikë.  Sipas Shirokogorit, shamanët e ardhshëm të tungusëve, me të ardhur në fazën e pjekurisë kalonë një krizë histerike apo histeriodike.  Por misioni mund të shfaqet dhe në një moshë edhe më të re: djaloshi mund të arratiset në male dhe të mbetet atje shtatë ditë e më shumë, të ushqehet me kafshë, “të cilat ai i zë dretpërdrejt me dhëmbët e tij” dhe pastaj kthehet në fshatë i llangosur, i shqyer, më blana gjaku dhe me flokë të ngatëruara, si “i egër” Dhe vetëm pas kësaj ngjarje, pas nja dhjetë ditësh rishtari fillon tashmë të artikulojë ca fjalë të pashkëputura.

Madje dhe kur shaman bëhesh me pas trashëgimisë, zgjedhja e shamanit të ri i paraprin ndryshimi i sjelljes: shpirtërat e të parëve shamanë zgjedhin nga familja djaloshin; ai shndërrohet në njeri të hallakatur, e përpin dëshira për t’u hequr mënjanë në vetmi, i shfaqen vegime profetike, dhe në disa raste – kriza me humbje të ndjenjave.  Gjatë kësaj kohe, siç pohojnë burjatët, shpirti i të zgjedhurit rrëmbehet nga shpirtërat e të parëve dhe shpihet në zonat e banuara prej zotave, merr shugurimin prej të parëve të tij shamanë për çka i përket sekreteve të mjeshtërisë, trajtave dhe emrave të zotave, kulteve dhe emrave të shpirtërave dhe të tilla gjëra të ngjashme.  Dhe vetëm pas këtij përkushtimi shpirti rikthen në trup.  Tek altajasit kam-i i ardhshëm shfaqet me foshnjërinë: ai ka një konstrukt të brishtë, posedon prirjen për vetëmim dhe meditacion. Nëse në familje dikush prej djelmoshave vuan ataket e epilepsisë, altajasit janë të sigurt, se njëri prej të parëve të tyre ka qenë shaman.

Njeriu mund të bëhet gjithashtu shaman dhe si rrjedhojë e ndonjë rasti fatkeqësie: kështu tek burjatët, sojotët dhe eskimezët njeriu mund të bëhet shaman në atë rast, kur atë e ka prekur rrufeja apo kur ai është rrëzuar nga pema, ose që ka kaluar pa u dëmtur fare përmes ndonjë sprove të rëndë, të ngjashme më torturat e përkushtimit (një eskimez, për shembull, kaloi pesë ditë në ujë të ftohtë dhe nuk i lagu rrobat) dhe të tilla gjëra të përafërta.

Sjellja e çuditshme e shamanëve të ardhshëm nuk ka kaluar pa vëmendjen e shkencëtarëve, dhe më se njëherë, duke filluar nga mesi i shekullit nëntëmbëdhjetë, ata kanë rrahur të shpjegojnë fenomenin e shamanizmit arktik dhe siberian si një sëmundje mendore (Krivoshapkin 1861; Bogoraz, 1910; Vitashjevskij, 1911; Çaplicka, 1914).  Ithtari i fundit i teorisë, që shamanizmi përfaqëson një histeri arktike, A.  Ollmarks shkoi edhe më tej: ai ndau shamanizmin arktik dhe subarktik për nga shkalla e çrregullimeve neuropatike të përfaqësuesve të tyre. 

Në akord me këtë autor, shamanizmi është papërjashtim dukuri arktike, substancialisht e lidhur me ndikimin e pozicionit gjeografik në disballancimin e sistemit nervor të banorëve të rajoneve polare.  Të ftohtit e jashtzakonshëm, netët e gjata, viset e shkreta e të pabanuara, pamjaftueshmëria në vitamina dhe të tilla si këto kanë ndikuar në ndikimin negativ mbi sistemin nervor të banorëve të arktikut, duke provokuar ose sëmundje nervore (histeria arktike, meriakë, menerikë e kështu me rradhë) ose transin shamanor.  I vetmi dallim ndërmjet shamanit dhe epileptikut ka të bëjë me faktin, që i fundit nuk mund të hyjë në trans sipas dëshirës vetjake.

Por hipoteza, që shamanizmi rezulton si “dukuri arktike”, nuk mund të përballojë analiza të hollla.  S’ka zona të veçanta gjeografike, ku transi shamanas të jetë dukuri e veçantë karakteristike; në ndeshim shamanë nëpër gjithë botën, dhe gjithkund vëzhguesit kanë vënë re të njëjëtën lidhje ndërmjet misionit të tyre mistik dhe sistemit të tyre nervor jo stabil; prandaj pra, shamanizmi nuk mund të jetë rrjedhojë e amientit fizik polar.  Më shumë se gjashtëdhjetë vjet më parë Villken pohonte, se shamanizmi indonezian ka qenë në zanafillë, me të vërtetë sëmundje, dhe vetëm pak kohë më parë njerëzit nisën të luajnë shfaqje dramatike të transit autentik.

Sipas opinionit tonë, ky propblen është përcaktuar jo saktë.  Së pari, nuk duhet thënë kurrësesi, që shamanët rezultojnë, apo gjithnjë duhet jenë nevrastenikë: përkundrazi, pjesa dërmuese e tyre janë njerëz me arsye absolutisht të shëndoshë.  Për më tepër, ata, që më parë janë sëmurë, u bënë shamanë vëtëm sepse arritën të shëroheshin. Tepër shpesh, kur misioni shplohet në sëmundje e sipër apo në krizë epilepsie, përkushtimi rezulton gjithashtu dhe si shërim.  Përftimi i aftësive shamanase presupozon në fakt zgjidhjen e krizës psikologjike, të provokuar me simptomat e para të një misioni të tillë.  Përkushtimi, përpos shumë gjërave të tjera, evidentohet në një integrim të ri psikik.

Aq më tepër, ky efekt shpjegon prestigjin social të shamanit dhe statusin e tij domethënës në jetën kulturore të fisit.  Duke qenë se s’kanë të bëjnë fare me të qenët nevrastenikë apo degjeneratë, shamanët rezultojnë, nga pikpamja intelektuale, ashiqare më lart nga ata që i rrethojnë.  Ata janë ruajtësit kryesorë të folklorit: fjalori poetik i shamanit jakutas përfshin përafërsisht 12 mijë fjalë, ndërkohë që ligjërimi i tij i rëndomtë – i njohur për fisin – përbëhet vetëm prej 4 mijë fjalësh. 

Ndër Kazakë dhe Kirgizë baqsa “këngëtar, poet, muzikant, profet, prift, mjek, do të thotë ruajtës i traditës popullore religjioze, legjendave të hershme shumëshekullore”.  Shamanët demonstrojnë aftësi të përkryera në sferën e nxënies përmendësh dhe të vetkontrollit.  Ata mund të ekzekutojnë vallëzim ekstatik në një hapësirë tepër të kufizuar të një tende nomadësh të mbushur më sehirxhinj – dhe megjithkëtë, pa prekur dhe pa shqetësuar kënd, pa marrë parasysh, që kostumi i shamanit është i rënduar me tridhjetë-dyzet funt hekurishte në trajtë disqesh dhe xhingrash të tjera.

Vëzhgime analogjike në lidhje me shamanët janë bërë në rajone të tjera.  Sipas Koh-Grynbergut “shamanët Taulipang, si rregull, rezultojnë njerëz të mençur, nganjëherë me prirje për artin dhe gjithnjë me karaktër tepër të fortë; në procesin e trenazhimit të tyre dhe përmbushjes së funksioneve që kanë ata shtrëngohen të paraqesin dëshmi të energjisë dhe vetpërmbajtjes së tyre”.  A.  Metro shkruan për shamanët-Amazona: “Asnjëra prej anomalive dhe veçorive fizike apo fiziologjike, nuk rezulton, më gjasë, shenjë e predispozicionit ndaj shfaqjes së shamanizmit.

Për sa i përket fiseve të Sudanit, gjurmuesja Nadelem thotë: “Nuk mund të ketë shaman, i cili në jetën e tij të përditshme të mund të jetë njeri “jonormal”, nevrastenik apo paranojak; nëse do të kishte qenë kështu, atëherë atë do ta kishin numëruar në rradhët e budallenjve, dhe nuk do ta nderonin si të shenjtë.  Duke e pranuar gjithçka me vëmendje të madhe, shamanizmin kurrësesi nuk mund ta klasifikosh tek anomalitë që proresojnë apo ato latente; unë nuk mbaj mend asnjë shaman, histeria profesionale e të cilit të kalontë në difekt serioz mendor”. 

Pra, nuk mund të thuash, që “shamanizmi përmbledh anomalitë mendore, të hallakatura përgjatë gjithë shoqërisë, dhe që ai bazohet në predispozicionin e ndjeshëm dhe mbizotërimin psikopatik.  Jashtë çdo dyshimi, shamanizmi nuk duhet të shpjegohet thjesht si mekanizëm kulturor, i destinuar të ketë punë me anomalinë apo me eksploatimin e predispozicionit të psikopatologjikës së trashëguar.

Mirçea Eliade

Përktheu: Agron Tufa

    Data: 21 Prill 2017 05:09
    Autori: GazetaExpress
    • Rrëfime të shkurtra, por të frikshme 0

    Të tjera