Kthehu lart

Pasojat e uraganit Harvey: Erërat e forta nxjerrin nga uji krijesën misterioze (Foto, +16)

Pasojat e uraganit Harvey: Erërat e forta nxjerrin nga uji krijesën misterioze (Foto, +16) GazetaExpress

Pasojat e uraganit Harvey padyshim se i kanë kushtuar Teksasit miliarda dollarë, por përveç që humbën jetën disa persona dhe u shkatërruan mijëra shtëpi, erërat e forta kanë nxjerr nga uji edhe krijesa të çuditshme.

Një krijesë e tillë është gjetur në një plazh në Texas City, pasi erërat e forta e kishin nxjerr në breg, transmeton Telegrafi.

Por, ekspertët e kësaj fushe nuk po e dinë se çfarë është, derisa disa tjerë besojnë se bëhet fjalë për një lloj ngjale me trup gjigant, por nuk kanë arritur të përcaktojnë saktë llojin.Fotografitë e kësaj krijese të çuditshme janë postuar në internet dhe po bëjnë xhiron e botës.

“Isha duke shëtitur nëpër plazh dhe duke shikuar dëmet që i ka shkaktuar uragani Harvey, kur hasa në këtë krijesë pa sy me dhëmbë të mprehtë”, ka deklaruar Preeti Desai i cili kishte gjetur këtë krijesë.

Duke parë se askush nuk dinte për këtë krijesë, Desai vendosi të kërkojë ndihmë nga profesori Kenneth Tighe nga muzeu kombëtar i historisë së natyrës, i cili beson se bëhet fjalë për një ngjalë-gjarpër me dhëmbë të mprehtë, e cila gjendet në ujërat e gjirit të Meksikës.


    Data: 14 Shtator 2017 00:49
    Autori: GazetaExpress
    • A mund të krijojmë fantazma përmes energjisë së mendjes?

      A mund të krijojmë fantazma përmes energjisë së mendjes? 0

    Të tjera