Kthehu lart

Misteret e Fizikës: Fati i universit varet fuqishëm nga një faktor me vlerë të panjohur: Ω (Omega)

Misteret e Fizikës: Fati i universit varet fuqishëm nga një faktor me vlerë të panjohur: Ω (Omega) GazetaExpress

Fati i universit varet fuqishëm nga një faktor me vlerë të panjohur: Ω (Omega), një masë e dendësisë së materies dhe energjisë në të gjithë kozmosin. Nëse Ω është më i madhe se 1, atëherë hapësirë-koha do të ishte “e mbyllur”, si sipërfaqja e një sferë të madhe.

Nëse nuk ka energji të errët, një univers i tillë përfundimisht do të ndalë zgjerimin, dhe në vend të kësaj do të fillojë tkurrjen, dhe përfundimisht do të shembet në vetvete në një ngjarje të quajtur “Big Crunch”. Nëse universi është i mbyllur, por ka energji të errët, universi sferik do të zgjerohet përgjithmonë.

Nga ana tjetër, në qoftë se Ω është më pak se 1, atëherë gjeometria e hapësirës do të jetë “e hapur”, si sipërfaqja e një shale. Në këtë rast, fati i saj përfundimtar është “Big Freeze” i pasuar nga “Big Rip”:së pari, përshpejtimi i pjesës së jashtme të universit do të ndante galaktikat dhe yjet veç e veç, duke lënë të gjithë materien në gjendje të akullt dhe të vetme.

Tjetra, përshpejtimi do të rritej në mënyrë aq të fortë sa do të dëmtonte efektet e forcave që mbajnë atomet së bashku, dhe çdo gjë do të ndahet. Nëse Ω = 1, universi do të jetë i sheshtë, duke u shtrirë si një plan i pafundëm në të gjitha drejtimet.

Në rast se nuk ka energji e errët, një univers i tillë do të zgjerohej përgjithmonë, por me një normë vazhdimisht në rënie, duke iu afruar pikës fillestare. Nëse ekziston energjia e errët, universi i sheshtë në fund të fundit do të përjetojë zgjerimin kaotik që çon në “Big Rip”. Pavarësisht se si është e vërteta, universi është duke vdekur, një fakt i diskutuar në detaje nga astrofizikanti Pol Sater në një ese të botuar në dhjetor 2015. / Bota.al

    Data: 14 Shtator 2017 06:39
    Autori: GazetaExpress
    • Takimi mes Melanias dhe Princit britanik, Harri bën simbolin e djallit

      Takimi mes Melanias dhe Princit britanik, Harri bën simbolin e djallit 0

    Të tjera