Kthehu lart

Foshnjës i pushon zemra për 6 minuta, ky është momenti i pabesueshëm (Foto)

Foshnjës i pushon zemra për 6 minuta, ky është momenti i pabesueshëm (Foto) GazetaExpress

Ky është momenti i pabesueshëm për një fëmijë të porsalindur pasi mjekët e sollën atë përsëri në jetë pas gjashtë minutash pa puls.

Mjekët ishin në një situatë shqetësuese kur u përballen me fëmijën Yasin për ta vënë në jetë vetëm pak çaste pas lindjes së tij, raportoi “The Sun”.

Babai i tij Mohammed, ka qenë duke parë ndihmën në hyrje të dhomës së gjumit në Coventry, ndërsa mjekët e shërbimit të ambulancës Simon Lees dhe Chelsie Kennedy i kanë dhënë ndihmën e parë foshnjës duke u përpjekur që ta sjellin në jetë atë.

Momenti dramatik është pasuar nga skena prekëse kur foshnja është mbështjellë në një batanije ndërkohë Chelsie dhe Simon kanë prerë kërthizën e foshnjës.

Katër muaj pas lindjes, Yasin raportohet se është i lumtur dhe i shëndetshëm./periskopi/


    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 16:39
    Autori: GazetaExpress
    • Takimi mes Melanias dhe Princit britanik, Harri bën simbolin e djallit

      Takimi mes Melanias dhe Princit britanik, Harri bën simbolin e djallit 0

    Të tjera