Kthehu lart

Falënderoni Zotin, miti dhe ja pse sot mund të pini kafenë!

Falënderoni Zotin, miti dhe ja pse sot mund të pini kafenë! GazetaExpress

Kafeja u zbulua në antikitetin e vonë. Sipas legjendës, një bari dhish në shekullin IX nga Etiopia, i quajtur Kaldi, vuri re se dhitë e tij dalldiseshin, pasi përtypnin kokrrat e ndritshme të një shkurreje të panjohur (kafeje).

Kur ju mendoni për kafenë, mendja ju shkon menjëherë te një industri miliona dollarëshe që është e përhapur anembanë globit.

Pastaj, do të nisni që të kujtoni shtëpitë e famshme europiane, në të cilat u strehuan të gjithë heronjtë dhe artistët e mëdhenj të rezistencës. Apo libërthin e kompozitorit famëmadh Bach, i cili deklaroi se kafeja shijon shumë më shumë se sa 1 mijë puthje.

Kafeja ka edhe një histori politike, veçanërisht në SHBA, ku nisi të konsumohej me shumicë pas krijimit të “Partisë së çajit” në Boston. Në këtë periudhë, të gjithë ata që pinin çaj konsideroheshin si jopatriotë. Gjithashtu jeni në dijeni të faktit që vendet e botës së tretë prodhojë kafe për ato më të zhvilluarat. Dhe mblidhni buzët kur ju dalin përpara syve vuajtjet e skllevërve, të cilët shfrytëzoheshin në plantacionet e mëdha të kafesë. Por ka edhe nga ata të cilët nuk mendojnë gjë tjetër veçse për frappuçino.

Por të paktë janë ata të cilët e dinë që besimi tek ata ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në evoluimin e kafesë dhe në faktin që një filxhan kafeje në mëngjes jua mbush jetën plot gëzim.

Kafeja u zbulua në antikitetin e vonë. Sipas legjendës, një bari dhish në shekullin IX nga Etiopia, i quajtur Kaldi, vuri re se dhitë e tij dalldiseshin, pasi përtypnin kokrrat e ndritshme të një shkurreje të panjohur (kafeje).

Ai vendosi ta provonte vetë dhe duke qenë se kurrë më parë nuk kishte shijuar diçka të tillë, e ndjeu veten plot energji. Kokrrat e bimës i mori me vete në një komunitet mysliman dhe i nxiti banorët t’i provonin. Këta të fundit nuk e pëlqyen aspak shijen dhe i hodhën në zjarr kokrrat. Por duke u djegur, kokrrat e kafesë lëshuan një aromë aq të këndshme, sa njerëzit ndërruan mendje dhe nisën që t’i shijonin ata.

Nga shekulli XIII e në vazhdim, kafeja u shpërnda në të gjithë botën myslimane nga komunitetet Sufi të Arabisë Jugore.

Ajo ndihmon në një përqendrim më të mirë shpirtëror. Në Etiopi u përhap shpejt, e pastaj më gjerë dhe njihej si vera e Islamit, arabisht “qahia”. Nga kjo fjalë ka rrjedhur ajo e sotmja kafe, që kuptimin origjinal e ka pasur verë.

Teologu dhe mistiku mysliman Shaikh ibn Isma’il Ba Alawi nga Al-Shihr ka thënë se kur kafeja përdoret me përkushtim gjatë lutjes, ajo mund të të drejtojë në një gjendje kënaqësie që myslimanët e përjetojnë kur ekspozohen me zbulime fetare të fshehura.

Sipas historianit mysliman të shekullit XVI Al Al-Jaziri, kafeja madje pihej si pjesë e ritualeve fetare edhe në xhaminë e shenjtë të Mekës

Në Islam, kafeja u lidh edhe me urdhrat fetarë. Sipas legjendës persiane (engjëlli Xhebraili për myslimanët) Gabrieli (për të krishterët) ia dha atë profetit Muhamed ndërsa ai ishte në gjumë, duke i dhënë fuqi të jashtëzakonshme.

Një tjetër legjendë myslimane pretendon se Mbreti Solomon një herë shëroi një qytet të tërë nga një sëmundje misterioze duke iu shërbyer atyre, pas sugjerimit të engjëllit Xhebrail/Gabriel, kokrra kafeje të ziera.

Por jo çdokush ishte i ngazëllyer nga vetitë fuqi-prodhuese të kafesë. Në Kajro, Stamboll dhe Mekë, moralbërësit tentuan që ta shpallnin kafenë një bimë intoksikuese dhe në këtë mënyrë ta ndalonin në bazë të ligjit islam.

Gjatë Ramazanit, në vitin 1539, kafeteritë u bastisën dhe Sulltan Murati IV (1623-’40), sunduesi i Perandorisë Osmane madje tentoi që të përdorte dënimin me vdekje për ta bërë këtë bimë të jashtëligjshme.

Edhe të krishterët u ndien njësoj të shqetësuar. Kafeja nisi që të përhapej edhe në Europë nga Perandoria Osmane dhe nga Porti i Jemenit, Mocha.

Për liderët politikë, si Charles-i II i Anglisë, kafeteritë ishin vendet ku mori formë revolucioni. Ai i denoncoi ato në vitin 1675 si vende të skandaleve dhe degradimit.

Edhe liderët fetarë ishin të shqetësuar. Lidhja e fortë e kafesë me Islamin do të thoshte që kur kokrrat e saj të eksportoheshin në Europë ajo të quhej shpikja e zezë e hidhur e Djallit.

Vetëm pasi Papa Klementi VIII e provoi kokrrën dhe dha bekimin e tij, të krishterët nuk e konsideruan më si diçka djallëzore. Sipas gojëdhënave, Klementi deklaroi se “kjo pije e Djallit është aq e shijshme, sa ne duhet që ta mashtrojmë Djallin duke e pagëzuar atë”.

Kafeja shkoi në Kolumbi, që është edhe shtëpia e kafesë më cilësore në botë në mes të shekullit XVI. Bima nuk qe vendase dhe kur pronarët e mëdhenj tentuan që t’i bindnin fermerët lokalë që të mbillnin këtë bimë, ata hasën me rezistencë të madhe. Dhe kjo sepse bima e kafesë ka nevojë për 5 vjet që të prodhojë frytet e para dhe kjo shpjegon mungesën e dëshirës së fermerëve në atë kohë.

Por zgjidhja u arrit nga një prift sipërmarrës, at Francisco Romero, në qytetin e vogël të Mesa de los Santosit. Në vend të lutjeve të zakonshme që bëhen në kishë, prifti predikoi se mbjellja e një bime të kafesë do të thoshte pendim. Për çdo mëkat të kryer, katoliku i penduar duhet që të mbillte tre fidanë kafeje.

Për kryepeshkopin, kjo ide u konsiderua brilante dhe ajo u përgjithësua dhe u praktikua në masë. Kështu, industria e suksesshme e Kolumbisë së sotme u ndërtua nga mëkatet e paraardhësve të saj. Edhe sot, kafeja ka besimtarët e saj të përkushtuar.

Në ditët e sotme, besimtarë dhe shijues të kafesë anembanë botës udhëtojnë në Kolumbi, ku shijojnë kokrrat e ndryshme, për të gjetur origjinën e tyre. Ata janë brezi i tretë i konsumatorëve, të aftë që të gjejnë jo vetëm se cilës zonë i përket një kokërr e caktuar, por edhe në çfarë lartësie është prodhuar.

Në Shqipëri, ashtu si kudo nëpër botë, njerëzit e nisin ditën e tyre duke shijuar një filxhan kafeje.

Qoftë pendim katolik, apo pije e Djallit, përfundimi është i pashmangshëm: Zoti mund ta bëjë diellin të lindë, por kafeja e zgjon gjithë botën.

    Data: 14 Shtator 2017 04:19
    Autori: GazetaExpress
    • Takimi mes Melanias dhe Princit britanik, Harri bën simbolin e djallit

      Takimi mes Melanias dhe Princit britanik, Harri bën simbolin e djallit 0

    Të tjera