Kthehu lart

Çuditë fizikani: Shkencëtarët janë fajtorë për uraganet e stuhitë që po ndodhin (Video)

Çuditë fizikani: Shkencëtarët janë fajtorë për uraganet e stuhitë që po ndodhin (Video) GazetaExpress

Uragani “Irma” i cili shkatërroi Karaibet dhe vazhdoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ngjallur reagimin e fizikanit të njohur Michi Kaku, i cili fajëson shkencëtarët për këtë.

Kaku, ka thënë se pas uraganeve dhe stuhive që po ndodhin, qëndrojnë eksperimtetet e ndryshme që po bëjnë shkencëtarët. Ai ka shpjeguar  se këto eksperimente që po  zhvillohen me sukses nëpër laboratore mund të krijojnë stuhi me ndihmën e laserëve dhe joneve, transmeton gazetametro.net

Michi Kaku kishte shpjeguar se autoritetet në Kinë kishin eksperimentuar me motin, për të pasur mot të mirë gjatë kohëzgjatjes së Lojërave Olimpike, ndërsa si shembull të dytë përmendi edhe luftën e sovjetikëve kundër katastrofës, pas shpërthimit në centralin bërthamor në Çernobil.

Ai gjithashtu kishte theksuar se amerikanët, gjatë luftës në Vietnam, kishin shkaktuar monsune me ndihmën e eksperimenteve të tilla.

Intervista u transmetua vitin e kaluar dhe shumë njerëz tani këtë intervistë po e citojnë si dëshmi, se uraganet e fundit janë shkaktuar nga dikush me qëllim.


    Data: 13 Shtator 2017 17:45
    Autori: GazetaExpress
    • Takimi mes Melanias dhe Princit britanik, Harri bën simbolin e djallit

      Takimi mes Melanias dhe Princit britanik, Harri bën simbolin e djallit 0

    Të tjera