Kthehu lart

A e dini pse macja e zezë konsiderohet si ogurzezë

A e dini pse macja e zezë konsiderohet si ogurzezë GazetaExpress

Kur një mace nuk pranohet nga të tjerët për shkak të ngjyrës Keni dëgjuar shpesh nga të moshuarit për macen e zezë, e ndoshta ju kujtohen edhe fjalët e tyre “Mos t’ua kalojë rrugën macja e zeze… se pastaj vaj halli për ty!”.

Sigurisht edhe kjo është ndonjë besëtytni, mirëpo si ka ardhur deri të ky konkludim?! Macja e zezë nuk ka simbolizuar gjithmonë frikë apo fat të keq.

Në fakt, në kohët e hershme egjiptiane rreth 3 mijë vjet para Krishtit, macet janë mbajtur me nderime të larta; nëse është vrarë një mace është konsideruar se është bërë një krim, shkruan rtv21.tv.

Mirëpo, në Evropë më vonë macja e zezë ka filluar të konsiderohet si diçka që sjellë fat të keq, duke e lidhur me magjitë e shtrigave.

Një histori e dy shokëve tregon se vite më parë kanë shëtitur natën rrugicave dhe duke qeshur kanë hedhur gurë mbi macet që ishin të mbuluara me qime, kështu këta persona e plagosen macen afër shtëpisë së një gruaje të moshuar që në atë kohë dyshohej se ishte magjistare.

Të nesërmen këta dy shokë e panë gruan e çalë dhe të mavijosur, kjo besohet se nuk ishte vetëm një rastësi. Që nga ajo ditë mendohej se shtrigat mund të kthehen në mace të zeza gjatë natës. Kështu, një kafshë dikur e nderuar u bë një simbol ogurzeze në disa pjesë të botës.

    Data: 22 Shtator 2017 01:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera