Messi apo Ronaldo, Musiala jep vlerësimin e tij - Gazeta Express
string(46) "messi-apo-ronaldo-musiala-jep-vleresimin-e-tij"

Messi apo Ronaldo, Musiala jep vlerësimin e tij

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 23:35

Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Dyshja e kanë dominuar botën e futbollit tash e dy dekada gati, duke fituar gjithçka që mund të fitohet.

Lexo Edhe:

E një mendim se kush është më i mirë e ka dhënë edhe talenti i Bayern Munichut, Jamal Musiala.

Ai e vendosi argjentinasin para portugezit.

“Për mua, më i miri i të gjitha kohërave është Messi”, u shpreh ai.

Messi e Ronaldo tashmë nuk luajnë në Evropë, teksa janë në fundin e karrierës së tyre të lavdishme në sportin më të popullarizuar në botë.