Lulzim Peci kujton Fehmi Aganin: Veprimtaria akademike e politike e tij e ka vendin në piedistalin më të lartë - Gazeta Express
string(109) "lulzim-peci-kujton-fehmi-aganin-veprimtaria-akademike-e-politike-e-tij-e-ka-vendin-ne-piedistalin-me-te-larte"

Lulzim Peci kujton Fehmi Aganin: Veprimtaria akademike e politike e tij e ka vendin në piedistalin më të lartë

Lajme

Gazeta Express

05/05/2024 16:02

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci e ka kujtuar Fehmi Aganin, politikanin shqiptar që ishte vrarë nga militarët serbë.

Peci shkroi në Facebook se veprimtaria akademike e politike e Aganit “e ka vendin ne piedestalin me te larte te pak burreshtetasve dhe humanisteve qe ka pasur Kosova”.

Lexo Edhe:

“Neser, nje qerek shekulli me pare, u vra mizorisht nga militaret serb, ideologu kryesor dhe humanisti i shquar i rezistences se viteve 1990-ta, Prof. Dr. Fehmi Agani! Veprimtaria akademike dhe politike e Profesor Aganit e ka vendin ne piedestalin me te larte te pak burreshtetasve dhe humanisteve qe ka pasur Kosova!”, shkroi Peci.

“Profesor i dashur, vepra e juaj e tejkalon jeten dhe brezat e politikes, dhe ajo eshte gurthemel i lirise, demokracise dhe pavaresise se Kosoves! Lavdi per jete e mot, Profesori dhe Heroi yne!”, shtoi drejtori i institutit KIPRED.