Kthehu lart

Zyrtari i territorit amerikan në Paqësor thotë se ishulli është i qetë përkundër kërcënimit nga Koreja Veriore

Zyrtari i territorit amerikan në Paqësor thotë se ishulli është i qetë përkundër kërcënimit nga Koreja Veriore GazetaExpress

Zëvendës-guvernatori i Guam, territorit amerikan në paqësor, e ka siguruar sot Japoninë se ishulli është i qetë përkundër tensioneve të rritura mes SHBA-së dhe Kresë Veriore, si dhe kërcënimeve të kësaj të fundit për ta sulmuar Guamin.

Zëvendës-guvernatori, Ray Tenorio, ka thënë në një konferencë për media se Guam mbetet në gjendje normale, transmeton Express.

Japonia është një burim i madh i turistëve për ishullin e paqësorit, me një marrëdhënie të turizmit që ka zgjatur për më shumë se 50 vjet.

Tenorio ka theksuar se Shtëpia e Bardhë i ka thënë guvernatorit të Guam, Eddie Calvo se SHBA-ja është duke e vështruar nga afër Korenë Veriore dhe se banorët e Guam nuk kanë pse të brengosen. /Express/ 

    Data: 21 Gusht 2017 18:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera