Kthehu lart

Digjet Shkolla në Mitrovicë, zjarri është i përmasave të mëdha (FOTO/VIDEO)

Digjet Shkolla në Mitrovicë, zjarri është i përmasave të mëdha (FOTO/VIDEO) GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 17:27

Shkolla fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.

Motivet e zjarrit ende nuk dihen por mësohet se kulmi i shkollës tashmë është i përfshirë nga tymi dhe flakët.

17:20 Musa Dragaj drejtor i Emergjencave në Komunën e Mitrovicës ka thënë për KALLXO.com se zjarri është përhapur nga një shtëpi prapa shkollës ndërsa viktima ose të lënduar nuk ka. Zjarri ende po vazhdon dhe është i përmasave të mëdha” ka thënë Dragaj. 

Ai ka shtuar se zjarrfikës nga Skenderaj, Vushtrria dhe Mitrovica e Veriut kanë ardhë në ndihmë por zjarri është vështirë të lokalizohet.

Ndërkohë që zëdhënësi në policinë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Express, se nga ky zjarr nuk ka të lënduar.

“Kemi marrë informacionet se një shtëpi është djegur. Nuk është raportua për ndonjë person të lënduar. Ndërkohë që policia bashkë me ekipet e tjera është në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

fmitrovice, zjarri, by GazetaExpresscom


    Data: 13 Gusht 2017 17:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera