Kthehu lart

Zhveshje dhe kokainë, brenda botës së errët të universiteteve Oxford dhe Cambridge

Zhveshje dhe kokainë, brenda botës së errët të universiteteve Oxford dhe Cambridge GazetaExpress

Oxford dhe Cambridge njihen si dy nga univeristetet më të mira në botë, por pavarësisht emrit të madh që ato mbartin, çfarë ndodh me studentët jashtë dyerve të Universitetit duket se edhe këto institucione të mëdha nuk mund t’i kontrollojnë.

“The Sun” ka publikuar disa foto të siguruara nga studentë të këtyre Universiteteve, ku bie poshtë ai imazhi i studentëve të këtyre universiteteve si studentë që mësojnë dhe japin rezultate të larta.

Në fotot shihet shthurja e disa prej studentëve shumica e të cilëve fëmijë të pasanikëve britanikë.

"Festat organizoheshin çdo natë dhe shthurja në to ishte diçka e përhershme e studentëve" të pasur, që kërkonin dëshpërimisht të argëtoheshin. Në rrugë shihje studentë të Shkencave të Natyrës, që hiqnin rrobat nga trupi, në mënyrë aspak të natyrshme. Diku më tutje të kapnin sytë një çift studentësh që zhvishnin njëri-tjetrin në mënyrë shumë pasionante, ndërsa kokaina ishte një mall që nuk mungonte asnjëherë", tregon ish-studentja.

    Data: 12 Tetor 2017 14:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera