Kthehu lart

Zbulohet plani francez në rastin e fitores së Le Penit

Zbulohet plani francez në rastin e fitores së Le Penit GazetaExpress

Një grup zyrtarësh të lartë dhe ministra të qeverisë në largim të presidentit Francois Hollande kishin hartuan një plan emergjence për të menaxhuar pasojat në rast se zgjedhjet do të fitoheshin nga Marine Le Pen. Sipas mediave franceze plani synonte dobësimin e pushtetit të saj.

Plani sekret, që shihej prej zyrtarëve që e hartuan si një përpjekje për të mbrojtur republikën e pestë franceze dhe ruajtjen e rendin publik, synonte vonimin e procesit të dorëzimit të pushtetit nga zoti Hollande tek zonja Le Pen. Po kështu synohej mbajtja e presidentit në largim në detyrë deri pas zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen muajin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë Marine Le Pen nuk do të kishte qenë në gjendje të emëronte kryeministrin që donte. Zyrtarët kishin llogaritur se partia e saj Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë nuk do të siguronte një shumicë parlamentare, duke e detyruar kështu zonjën Marine Le Pen të prante një kryeministër dhe një kabinet të zgjedhur nga partitë opozitare.

“Ishte një plan me shumë faza”, i tha një zyrtar i lartë revistës L’Obs. “Thelbesorja, ishte ruajtja e paqes, duke respektuar rregullat tona kushtetuese”, shtoi ai.

Plani nuk u vu në zbatim për shkak të fitores dërrmuese të Emmanuel Macronit.

Sipas shtypit francez, qëllimi i parë në mendjen e pjesëmarrësve në këtë plan ishte ngrirja e situatës politike dhe parandalimi i trazirave të dhunshme civile. E dyta ishte të kufizimi i aftësive vepruese të Marine Le Penit./VOA

    Data: 20 Maj 2017 04:29
    Autori: GazetaExpress
    • Merkel IV: Kancelarja e përjetshme

      Merkel IV: Kancelarja e përjetshme 0

    Të tjera