Kthehu lart

Xharra e PDK-së: Haradinaj t'u kërkojë falje gazetarëve

Xharra e PDK-së: Haradinaj t'u kërkojë falje gazetarëve GazetaExpress

Ish-gazetarja Arbana Xharra, tashmë pjesë e PDK-së, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, t’u kërkojë falje të gjithë gazetarëve. Ky reagim ka ardhur pasi Haradinaj gjatë ditës së sotme u tha gazetarëve në një konferencë për media të shkojnë në shkollë dhe se shumica e gazetarëve nuk dinë të lexojnë anglisht.

“Kryeministri duhet me iu kerku falje te gjithe gazetareve te Kosoves!”- ka shkruar Xharra në FB, transmeton Gazeta Express.

Pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së. /Express

    Data: 13 Shtator 2017 15:06
    Autori: GazetaExpress
    • Exit Polli: Agim Aliu fiton në Ferizaj

      Exit Polli: Agim Aliu fiton në Ferizaj 0

    Të tjera