Kthehu lart

Vulin: Serbia nuk bëhet anëtare e NATO-s e as e ndonjë aleance ushtarake

Vulin: Serbia nuk bëhet anëtare e NATO-s e as e ndonjë aleance ushtarake GazetaExpress

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka thënë ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, se pozicioni parimor i Serbisë është se edhe më tutje do të mbetet ushtarakisht neutrale, ka raportuar mbrëmë Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS.

Zoti Vulin, që gjendet në vizitë dyditëshe në Rusi, ka biseduar me kolegun rus për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të armatës afër Moskës.

“Derisa Vuçiq të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe president i Republikës së Serbisë, e unë ministër i mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake, sikur që nuk do të imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin.

Mëtutje ai ka theksuar se aeroplanët luftrakë rusë të tipit, MIG, arrijnë në Serbi sipas planit, deri në fund të këtij viti.

    Temat:
    Data: 13 Gusht 2017 10:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera