Kthehu lart

Vriten 15 persona në një sulm me bombë në një treg të dendur në Pakistan

Vriten 15 persona në një sulm me bombë në një treg të dendur në Pakistan GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 11:08

Të paktën 15 persona janë vrarë në një sulm me bombë në një treg të dendur në qytetin Quetta të Pakistanit, njoftojnë zyrtarët.

Shteti Islamik me bazë në Lindje të Mesme, i cili e ka një degë të luftëtarëve në Afganistan dhe Pakistan, e mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kamikazi me motoçikletë i kishte vrarë 17 ushtarë, transmeton Express.

Shpërthimi i fuqishëm goditi teksa një patrullë paramilitare takoi pranë, ka thënë ministri i Brendshëm i provincës Baluchistan, Sarfraz Bugati, duke shtuar se patrulla mund të ketë qenë caku i sulmit.

“sipas informatave që i kemi marrë deri më tani, 15 persona kanë vdekur, janë rënë martirë, dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur,” ka thënë Bugti.

Në qytet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe spitalet janë vënë në alarm./Express/ 

    Data: 13 Gusht 2017 11:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera