Kthehu lart

Vjosa Osmani: Komisioni e dorëzoi me kohë materialin për demarkacionin

Vjosa Osmani: Komisioni e dorëzoi me kohë materialin për demarkacionin GazetaExpress

Demarkacioni nuk do të jetë pikë e rendit të ditës as gjatë seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli dje pas mbledhjes së Kryesisë tha se demarkacioni nuk është pjesë e seancës së 25 janarit pasi, sipas tij, Komisioni e kishte vonuar dorëzimin e materialit.

“Ligjin për Demarkacionin nuk do ta kemi në seancë plenare për arsye se Komisioni Parlamentar nuk e ka sjellë në kohën e duhur që të trajtohet në seancën e radhës. Do të presim të procedojmë, por që për këtë mbledhje nuk ka qenë e përgatitur”, ka thënë Veseli.

Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, e cila thotë se materiali është proceduar brenda afatit ligjor te Kryesia e Kuvendit.

“Komisioni e ka proceduar materialin më 16 janar, pra brenda afatit ligjor. Tani është në kompetencë të kryesisë të vendosë për datën e seancës plenare ku do të shqyrtohet Marrëveshja”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Demarkacioni vazhdon të mbetet një prej çështjeve më të rëndësishme në vend, që kërkon zgjidhje të shpejtë.

Këtë gjë e kanë deklaruar disa herë edhe ambasadorët e vendeve më të fuqishme, duke kërkuar që demarkacioni të kalojë sa më shpejtë, që pastaj të hapet rruga e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

    Data: 24 Janar 2018 09:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera