Kthehu lart

Video brenda aeroplanit të rrëzuar në Turqi, tmerrohen pasagjerët

Video brenda aeroplanit të rrëzuar në Turqi, tmerrohen pasagjerët GazetaExpress

Ishte një ulje që shkaktoi panik edhe tek pasagjerët më të qetë. Aeroplani i Pegasus Airlines rrëshqiti nga pista në Aeroportin Trabzon, Turqi.

Hunda e tij ishte pak metra larg Detit të Zi. Një video e publikuar në Facebook nga BBC, shfaq tmerrin e përjetuar nga pasagjerët brenda aeroplanit.

Një foshnje mund të dëgjohet duke qarë përderisa pasagjerët evakuohen nga aeroplani, transmeton Gazeta Express.

Të gjithë 168 pasagjerët dhe ekuipazhi ikën të palënduar, tha agjencia e fluturimit. Aeroporti u mbyll për disa orë pas incidentit.


    Data: 14 Janar 2018 14:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera