Kthehu lart

Vetëvendosja shkel të drejtat e fëmijëve, i përdor për fushatë elektorale

Vetëvendosja shkel të drejtat e fëmijëve, i përdor për fushatë elektorale GazetaExpress

Lëvizja Vetëvendosje po i shfrytëzon edhe të miturit për fushatë. Kjo ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë. Në fotografitë që posedon Express shihen aktivistët e VV-së duke biseduar me të mitur dhe duke u dhënë fletushkat e partisë, për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 22 tetor.

Përdorimi i fëmijëve në fushata elektorale shkel të drejtat e tyre. VV-ja njihet për shfrytëzimin e fëmijëve përkatësisht nxënësve nëpër fushata elektorale.

Rikujtojmë se të mërkurën kjo parti është dënuar me 5 mijë e 100 euro nga PZAP për shkak të uzurpimit të pronës publike, duke vendosur shtëpiza të vogla në shesh, në trotuare dhe në disa prej lagjeve të Prishtinës. /Gazeta Express




    Data: 13 Tetor 2017 13:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera